LAJMI I FUNDIT:

Skepticizëm për hapjen e urës së Ibrit më 3 mars

Skepticizëm për hapjen e urës së Ibrit më 3 mars

Pakkush beson se më 3 mars do të hapet ura e Ibrit për qarkullim të njerëzve dhe të automjeteve, ashtu siç ka paralajmëruar Frederika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.

Skepticizmi i mitrovicasve vjen nga fakti se punët në revitalizimin e urës nuk do të mund të përfundojnë deri më 3 mars, pasi që ato ishin ndërprerë krejtësisht dhe kishin vazhduar vetëm atëherë kur Mogerini kishte paralajmëruar se ura do të hapet më 3 mars, shkruan “Zëri”.

Faruk Mujka, nënkryetar i Mitrovicës, thotë se bazuar në dinamikën e punëve që janë duke u zhvilluar në revitalizimin e urës, ato nuk do të mund të përfundojnë deri më 3 mars 2017.


Sipas tij, të paktën punët nuk mund të përfundojnë në mënyrë kualitative, pasi që një kohë punët nuk janë zhvilluar fare.

“Nuk jam profesionist i fushës së ndërtimit dhe nuk mund të them se a mund të kryhen punët, apo jo deri më 3 mars, por shikuar sipas dinamikës së punimeve, ende është larg përmbyllja kualitative e projektit të revitalizimit të urës. Megjithatë unë shpresoj se deri më 3 mars do të kryhen punët. Ne në Komunë nuk kemi asgjë zyrtare lidhur me datën e hapjes solemne të urës”, ka thënë Mujka, i cili ka shtuar se në anën tjetër të urës serbët janë duke punuar në ndërtimin e sheshit, respektivisht të zonës së këmbësorëve. “Ata po punojnë, po shihen duke punuar”, tha nënkryetari i Mitrovicës, Faruk Mujka.

Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka thënë prerë se ura nuk do të hapet për qarkullim të automjeteve derisa të përfundojnë punët në revitalizimin e rrugën “Mbreti Petër I”, respektivisht ndërtimi i zonës së këmbësorëve. Sipas tij, kjo punë do të marrë kohë. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori