Gati një vit pas vrasjes së pasqaruar të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Bedri Curri në Korreticë të Drenasit, është aksidentuar për vdekje vajza e tij, Bleranda Curri në Fushë-Kosovë.
Burime të Insajderit kanë treguar se e ndjera, është goditur me veturë posa ka zbritur nga autobusi të enjten në mbrëmje.
Admir Salihu nga Drenasi është arrestuar për shkak të mbytjes më veturë që i ka bërë Blerandës rreth 20 vjeçe.
Burime nga Policia kanë thënë se i dyshuari Salihu ka hyrë në semaforin e kuq duke goditur vajzën në vija të bardha me të dalë nga autobusi.
“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes. Ai nuk e ka respektuar semaforin dhe si pasojë ka goditur këmbësoren”, ka thënë një burim brenda Policisë për Insajderin.
Bedri Curri i vrarë më 21 prill të vitit të kaluar me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Insajderi kishte raportuar se Curri, kishte qenë pjesëmarrës në kapjen dhe masakrimin e disa ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë.
37-vjeçari ka qenë ushtar i UÇK -së në zonën që është kontrolluar nga Ajvaz Berisha, i njohur si komandant Tigri.
I ndjeri, prej pasluftës kishte jetuar në Zvicër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka do të bëhet me paratë e marra nga institucionet serbe në veri?
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251