Organizim i rehabilitimit mjekësor dhe fizik për personat me invaliditet, certifikimi i kompanive për asistim personal dhe organizim i trajnimeve. Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve që sot u prezantuan si nevojë për personat që jetojnë me ndonjë pengesë fizike.
Hulumtimi i bërë në suaza të projektit “Avancimi i shërbimeve për përfshirje sociale” tregon se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për kërkesat e tyre:
“Në fokus të hulumtimeve nuk ishin vetëm personat me invaliditet, por edhe ekspertët që punojnë drejtpërdrejtë apo në mënyrë indirekte me personat me invaliditet”, u shpreh Helena Vahallopollus.
Por personat me invaliditet, më shumë kanë nevojë për ndihmën e ekspertëve në përditshmërinë e tyre sesa në vendet e punës, sepse pjesa më e madhe e tyre janë të papunësuar. Kjo sipas Marijana Jankoviqit është një e dhënë shqetësuese, njofton TV21.
“Ajo që është interesante dhe një tregues i mirë është fakti se personat me invaliditet janë më pak të interesuar për asistim personal në vendet e punës. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se personat me shkallë më të lartë të invaliditetit në fakt fare nuk punojnë”, tha Marijana Jankoviq, eksperte për asistim profesional.
Të dhënat e institucionit tregojnë se në Maqedoni ka 26.582 persona me ndonjë lloj invaliditeti. Ata pranojnë edhe ndihmë sociale, ndërsa prej tyre, 4165 janë fëmijë. Hulumtimi tregoi se këta persona ballafaqohen me paragjykime, stigmatizim dhe diskriminim të rëndë. Sidomos janë të diskriminuar kur bëhet fjalë që të punësohen në tregun e punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?