LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Momenti i fundit i një nëne me djalin e saj, para se ai të vdiste nga meningjiti (Foto)

Prekëse: Momenti i fundit i një nëne me djalin e saj, para se ai të vdiste nga meningjiti (Foto)

Kjo foto prekëse tregon momentin e fundit të një mamaje, bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar, para se ai të vdiste nga – vetëm dy ditë pasi i ishin paraqitur simptomat.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Sharon Carver, 37, postoi foton emocionale të djalit të saj, Mark ‘MJ’ Poole, vetëm disa orë para vdekjes së tij.


Ajo ka paralajmëruar prindërit që të mendojnë për meningjitin, kur fëmija i tyre ka të vjella, skuqje të lëkurës, letargji dhe një temperaturë prej më shumë se 40 gradë.

Mamaja e dy fëmijëve, nga South Yorkshire, ka thënë: “Unë nuk dua që asnjë prind të kaloj nëpër atë që unë dhe Marc kaluam – nuk mund ta përshkruaj ndjenjën e humbjes së një fëmije”.

“Ai u bë si i fjetur dhe ishte me të vërtetë i nxehtë, por duart e tij dhe këmbët ishin si akull – e kuptuam se bëhej fjalë për diçka serioze”.

Pasi ishte dërguar në një qendër afër, gjendja e fëmijës ishte përkeqësuar dhe ai ishte transferuar në Spitalin e Fëmijëve në Sheffield – por mjekët nuk ishin në gjendje për të shpëtuar atë dhe ai vdiq, në orët e para të 18 majit.

Sharon është tani një nga shumë njerëz që mbështesin planet për të instaluar pajisje teknologjike për të diagnostikuar sëmundjen vrasëse – për t’i dhënë një shans mbijetesës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Nuk i hapet rrota e përparme, Boeing mezi aterroi në aeroportin e Stambollit

Turqia
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte

Adoleshenti amerikan i ofroi dollarin e fundit burrit që mendonte se ishte "i pastrehë" - ajo që ndodhi më pas ishte e pabesueshme

Amerika
Kalo në kategori