LAJMI I FUNDIT:

Plagoset duke ia treguar armën shokut

Plagoset duke ia treguar armën shokut

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dje është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ishte plagosur aksidentalisht me armën të cilën ishte duke ia treguar shokut të tij.

Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një revole, e cila dyshohet të jetë përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor (në QKU) dhe intervistimit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.