LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.

Ajo ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe, sipas saj, kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm.


Ajo ka thënë se Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës. Kurse Malit të Zi, Kadaj-Bujupi ka theksuar se mund t’ia falin qeveritarët e korruptuar, por jo tokën.

Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën

Fillon ndërtimi i rrethrrotullimit në rrugën "C"

Kronika e Zezë
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori