LAJMI I FUNDIT:

Bajrami nuk përjashton protestat, por thotë se koha e gazit ka kaluar (Video)

Bajrami nuk përjashton protestat, por thotë se koha e gazit ka kaluar (Video)

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, thotë se ky subjekt politik kundërshtimin e marrëveshjes së demarkacionit kur të kalon në kuvend nuk e kanë më pjesë të planeve të tyre.

Bajrami nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave, sipas saj, Nisma do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve.


“Nisma për Kosovën qysh me kthimin tonë se koha e gazit ka kaluar ndërsa sa i përket protestave, ne jemi gjithmonë me qytetarët. Për momentin nuk kemi ndonjë vendim por brenda Kuvendit, vota jonë do të jetë kundër demarkacionit”, tha Bajrami në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Deputetja e Nisma për Kosovën, shpreson që ata deputet të pozitës që e kanë kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit do të jenë të vendosur dhe siç e quan ajo nuk do ta kontrabandojnë votën.

“Shpresoj që të gjithë deputetët kanë me qenë shumë të vendosur dhe nuk do të hyjnë në lojrat e presioneve politike. Po harrojnë liderët e partive të tyre politike që ata kanë ardhur me votë të popullit. Unë besoj që edhe ata që e kanë kontrabandu votën e tyre, do ta marrin ndëshkimin nga qytetarët”, shtoi Bajrami. /Tribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori