LAJMI I FUNDIT:

Një muaj paraburgim për serbin që vrau djalin e tij

Një muaj paraburgim për serbin që vrau djalin e tij

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin (D.K, i nacionalitetit serb) i cili me thikë ka vrarë njërin nga fëmijët e tij.

Sipas komunikatës së lëshuar nga gjykata e Ferizajt, i pandehuri dyshohet se më 20 shkurt në Shtërpcë, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjak, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.


Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.