LAJMI I FUNDIT:

Lexo dhe kontribuo – Uebfaqe për libra me zë (dedikuar personave të verbër)

Lexo dhe kontribuo – Uebfaqe për libra me zë (dedikuar personave të verbër)

A keni menduar ndonjëherë se me lexim jo vetëm se mësoni por edhe mund të kontribuoni. Kjo tashmë është e mundur, falë platformës së zhvilluar nga organizata Education Comes First me projektin Uebfaqe për libra me zë – dedikuar fëmijëve të verbër”.

ECF ka realizuar këtë platformë për literaturë digjitale e cila do të lansohet publikisht të premten me datë 24 shkurt.


Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Kjo platformë është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat të cilat do të plasohen në uebfaqen http://www.librameze.com.

Kjo do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, që plotëson qëllimin e përgjithshëm organizatës sonë në promovimin e arsimit në Kosovë.

Të premten me datë 24 shkurt nga ora 17:00 në Kalanë e Vushtrisë, si dhe të hënën me datë 27 shkurt në ora 10:00 në Gjakovë (në zyrat e YMCA) do të bëhet promovimi i kësaj uebfaqeje, ku me këtë rast ftohen organizata dhe familjarë të personave të verbër që të marrin pjesë në këtë aktivitet. Aty do të prezantohet platforma, ndërsa personat me dëmtime në shikim apo edhe të verbër do të pajisen me fjalëkalimin i cili ua mundëson qasjen në platformë.

Po ashtu të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni për këtë komunitet jeni të ftuar të na bashkëngjiteni në këtë ngjarje.

Uebfaqja do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke na ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë.

Facebook Event: Lexo dhe kontribo – Lancimi i web faqes

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori