LAJMI I FUNDIT:

Është koha e fundit që t’jua themi të vërtetën: A e nxjerr VËRTET pyka pykën, ndërsa koha shëron plagët?

Është koha e fundit që t’jua themi të vërtetën: A e nxjerr VËRTET pyka pykën, ndërsa koha shëron plagët?

E dini atë fjalën e madhe të mençur jetësore, e cila duhet të fusë pak rregull në kaosin e përditshmërive dhe që të sjellë njëfarë sigurie?

Me siguri të gjithë ju mijëra herë e keni dëgjuar këtë: “Koha shëron çdo gjë”, “Mos dashuro shumë por edhe mos hiq dorë”, “Pyka pykën…


Një studim më i ri i përbashkët i universitetit në Ilionis dhe “City” në Nju-Jork zbulon që njerëzit të cilët menjëherë pas ndarjes gjejnë lidhjen e re janë emocionalisht më të pjekur, më të lumtur dhe kanë më shumë shanse të gjejnë dashurinë e jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Kjo, nuk nënkupton që menjëherë pas ndarjes duhet të filloni një sërë aventurash seksuale të pakuptimta me këdo qoftë, por vetëm lejoni vetes flirtin me njerëz të rinj apo pranoni ftesën e dikujt për takim romantik.

Gjatë hulumtimit janë pyetur njerëzit vetëm për atë se si janë përballur me ndarjen. Rezultoi që ata të cilët shpejt kanë filluar romancë të re kanë më shumë vetëbesim, posaçërisht kur është fjala për pamjen e tyre.

Përvoja e tyre u ka dhënë edhe më shumë forcë që të përballen me ndjenjat ndaj ish-partnerit – thotë autorja e hulumtimit, psikologia Klaudia Brimbo.

“Gjithsesi, gjetjet tona sugjerojnë që metoda “pyka pykën e nxjerr” është shumë më e dobishme sesa keni besuar më parë”, shton ajo. /Telegrafi/