LAJMI I FUNDIT:

Dhoma e Lartë e Parlamentit britanik debatin për Brexit-in

Dhoma e Lartë e Parlamentit britanik debatin për Brexit-in

Dhoma e Lartë e Parlamentit britanik, sot ka filluar debatin për legjislacionin që do i lejonte kryeministres britanike, Theresa May që të nis negociatat me Bashkimin Evropian për largimin e Britanisë nga blloku evropian.

Dhoma e Lordëve, e ka nisur debatin më 20 shkurt pas miratimit që i ka dhënë legjislacionit Dhoma e Ulët e Parlamentit, në fillim të këtij muaji.

Legjislacioni i lejon May që të vë në funksion Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, përmes së cilit nisen bisedimet dy vjeçare kur një vend anëtar vendos të largohet nga Bashkimi Evropian.


Mirëpo, Partia Konservatore e kryeministres May nuk e ka shumicën në Dhomën e lartë të Parlamentit të përbërë nga Lordët. Aty, kryeministrja May mund të përballet me kërkesën për ndryshime.

Ndryshime që më së shumti pritet të ndodhë është që pas finalizimit të Brexit-it, të gjithë shtetasve të BE-së t’iu jepen të drejta të garantuara në Britani.

Një tjetër ndryshim potencial që mund të kërkohet nga Lordët mund të jetë edhe kërkesa që pasi të arrihet marrëveshja finale në mes të Britanisë dhe Brukselit, të jetë e nevojshme që Parlamenti britanik sërish të ketë fjalën e fundit.

May ka njoftuar më parë se ajo planifikon që të kërkojë aktivizimin e Nenit 50 në fund të muajit mars.

Në trend Botë

Më shumë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Botë
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Kalo në kategori