LAJMI I FUNDIT:

Humolli tregon mashtrimin e Qeverisë: Komisioni nuk bëri asnjëherë matjen e territorit të Kosovës

Humolli tregon mashtrimin e Qeverisë: Komisioni nuk bëri asnjëherë matjen e territorit të Kosovës

Në janar të këtij viti, Qeveria e Kosovës themeloi Komisionin e ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës. Funksionimi i këtij Komisioni, në krye të së cilit u vendos kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami, ishte vënë në dyshim jo vetëm nga opozita, por edhe nga ekspertë të kësaj çështje.

Zë kritik karshi punës së këtij Komisioni kishte Fitim Humolli, i cili kishte qenë i vetmi gjeograf, anëtar i këtij Komisioni.


Sot, ai dha dorëheqje nga ky Komision, për të cilin thotë se ndonëse është i titulluar për të bërë matje, nuk ka kryer një gjë të tillë.

Në një prononcim për Periskopin, Humolli tha se s’ka asnjë teori që do t’i argumentonte idetë e Qeverisë për matjen e territorit, kur nuk dihet cili është ai territor.

“Ky Komision është i titulluar për matje, por nuk është rendi që ata bëjnë matje, as që kanë ba najherë, as që kanë me ba asnjëherë. As që pres një gjë të tillë, as nuk kanë kur me ba. Ata tani janë në fund. Zgjidhja më e mirë ka qenë me bisedu pa tensione, me pranu që është gabu në procesin e demarkimit të kufirit, me i marr të gjitha faktet dhe atë jo njëanshëm me u marr vetëm aspekti i kadastres, por të gjitha faktet e mundshme dhe përmes atyre fakteve me ardh deri te konkluzionet, të cilat normalisht kishin qenë të pranueshme edhe për shtetin fqinj, jo vetëm për shqiptarët dhe Kosovën”, ka thënë Humolli.

Humolli ka thënë për Periskopin se si gjeograf ka konstatuar se marrëveshja e Demarkacionit, në këtë mënyrë si është, është e dëmshme, andaj edhe ka dhënë dorëheqje nga ky Komision.

“Patjetër, që marrëveshja në këtë mënyrë si është, është e dëmshme. Pikërisht për këto arsye kam dhënë dorëheqje. Futja e institucioneve jo kompetente në Komision, ka qenë e qëllimshme, çdo gjë ka qenë e sinkronizume dhe e planifikuar”, deklaroi Humolli.

Gjeografi i vetëm në Komisionin për Matjen e Territorit tha se tash e një vit ka shfaqur mos pajtueshmërinë e tij me këtë rezultat të Demarkacionit.

Ai për Periskopin tregon se se pse është bërë pjesë e këtij Komisioni.

“Kam shpresur që me argumentet e mia dhe me përgatitjen time profesionale me i bind edhe të tjerët që një punë e tillë nuk mundet me u ba dhe është e rrezikshme, e dëmshme dhe jo konstruktive. Jo në të mirën e popullit tonë dhe vendit tonë”, shtoi Humolli.

Gjatë tërë kohës, Humolli thotë se ka paraqitur qëndrimet dhe faktet, për të cilat thotë se janë anashkaluar plotësisht.

Në dorëheqjen e Humollit, e cila u bë publike thuhej se në Komision kishte institucionet dhe organizata të panevojshme, ndërsa ishin anashkaluar institucione profesionale që në kushte normale, dhe me institucione të përgjegjëshme, do të duhet të ishin bartësit profesional të këtij procesi.

“Mungonte Departamenti i Gjeodezisë i Univeristetit të Prishtinës, mungonte Ministria e Infrastrukturës e të tjera, ndërsa ishin ftuar institucionet krejtësisht irelevante për çështjen në fjalë: Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT), Agjencia e Pronave të Kosovës, Agjencia e Statistikave të Kosovës, kryetarët e komunave perëndimore të Kosovës – pozita politike dhe aspak profesionale”, thuhet në dorëheqjen e Humollit drejtuar Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. /Periskopi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori