LAJMI I FUNDIT:

Kalabria IV me rrjet elektrik nëntokësor

Kalabria IV me rrjet elektrik nëntokësor

KEDS është duke punuar intensivisht në lagjen Kalabria të Prishtinës, duke bërë zëvendësimin e rrjetit elektrik ajror me kabllo nëntokësore dhe po heq të gjitha shtyllat elektrike tashmë të panevojshme.

Me këto investime banorët e këtyre lagjeve do të kenë dukshëm përmirësim të furnizimit me energji elektrike dhe njëkohësisht shmangin rrezikun për kalimtarët nga përçuesit elektrik.


Përveç që ka përmirësuar furnizimin me energji elektrike, KEDS ka zgjeruar edhe kapacitetet energjetike, si nevojë e domosdoshme pas rritjes së popullatës në këto lagje.

Ky është një projekt i madh dhe KEDS punën e ka ndarë sipas trafo regjioneve, në Kalabria I, II, III, IV, V, VI.
Puna në Kalabrinë IV ka përfunduar plotësisht, dhe në përfundim e sipër është Kalabria V, kurse të tjerat janë në proces dhe pritet të përfundojnë gjatë këtij viti.

Gjatë punimeve në Kalabria IV, përveç tjerash janë vendosur edhe ormanët për zhvendosjen e njehsorëve, ku një orman parashihet për gjashtë shtëpi dhe në çdo 40 metra nga një puset.

Këtij investimi në këto lagje i gëzohen 208 familje përfituese.

Njëri ndër ta është edhe Selim Bilalli, i cili thotë se ky investim është i mirëpritur për të gjithë.

“Kur frynte era, telat ngjiteshin mes veti dhe shpesh kishim ndërprerje të energjisë elektrike. Tani rrymën e kemi shumë ma të mirë dhe njëherësh do të largohet edhe rreziku për kalimtarët e rrugës nga telat e vjetra që ishin“, ka thënë Bilalli.

KEDS nuk do të ndalet së investuari në përmirësimin e rrjetit energjetik në të gjithë territorin e Kosovës sipas Planit Zhvillimor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori