LAJMI I FUNDIT:

Historia e të riut që u var me peshqir në burg (Foto)

Historia e të riut që u var me peshqir në burg (Foto)

Një i ri vari veten me çarçaf këtë të shtunë në njërën nga dhomat e paraburgimit të 302-it në Tiranë.

Ai është Napulon Luca, dibrani 23-vjeçar, i cili ndodhej në paraburgim pasi kishte pak kohë që ishte arrestuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 në Tiranë, shkruan “Panorama”.


Kjo ngjarje ka të bëjë me datën 14 janar të këtij viti, kur 23-vjeçari u arrestua së bashku me 3 vëllezërit e tij.

Ai është kapur duke vjedhur një banesë në rrugën “Princ Vidi”, por 3 vëllezërit e tij kanë dhunuar dhe kërcënuar nipin e personit që iu grabit banesa nga Napuloni.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 14.01.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3 kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të katër shtetasve ( vëllezër ) me njëri – tjetrin.

-Napulon Luca, 23 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës “dhe “Kanosjes”

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur rruga “Princ Vidi”, Tiranë është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit L. M., 46 vjeç.

Gjatë intervistimit ky shtetas ka pranuar se është autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më konkretisht:

-Më datë 01.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 7.000 lekë dhe orë dore me vlerë 100 euro. -Më datë 06.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 16.000 lekë. -Më datë 07.01.2017 vjedhje në një magazinë ku ka marrë një sasi kabulli elektrik.

Po kështu janë arrestur në flagrancë dhe vëllezërit e tij shtetasit:

-Alush Luca, 33 vjeç, banues në Tiranë

-Hajri Luca, 25 vjeç, banues në Tiranë

-Dritan Luca, 27 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tyre është bërë sepse pas shoqërimit nga policia të shtetasit Napulon Luca, të tre shtetasit në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet të kenë kanosur seriozisht për jetën dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma shtetasin D, Sh., 27 vjeç, i cili është nipi i kallzuesit L, M të cilit i ishte vjedhur banesa nga Napulon Luca.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje“ nëbashkepunim dhe “Kanosjes”, parashikuar nga Nenet 89, 25 e 84 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori