Manjati dhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, mbajti një fjalim shumë të rëndësishëm në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku paralajmëroi për një lloj të ri të terrorizmit që, sipas vlerësimit të tij, për më pak se një vit mund të marrë jetët e 30 milionë njerëzve.
“Zonat e luftës dhe shtetet e pasigurta janë vendet ku më së vështiri eliminohen epidemitë. Në zona e njëjta të epidemisë mund të shpërthejnë sërish ato, siç ka ndodhur në Sierra Leone dhe në Liberi ku ka pasur epidemi të ebolës, apo në Kongo dhe në Bririn e Afrikës ku shpërtheu kolera”, ka thënë ai.
Epideminë e ardhshme mund t’i shkaktojnë terroristët duke përdorur virusin e modifikuar gjenetikisht të lisë së ujit apo të ndonjë gripi vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.
“Epidemia, pavarësisht nëse vjen natyrshëm apo nga ndonjë akt terrorist, sipas vlerësimeve të epidemiologëve, mund të vrasë më shumë se 30 milionë njerëz në më pak se një vit. Përveç kësaj, vlerësohet se një epidemi e tillë mund të ndikojë në 10-15 vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Një katastrofë e tillë ka ndodhur më 1918, kur gripi spanjoll vret mes 50-100 milionë njerëzve. Edhe nëse kjo nuk ndodh, duhet pasë parasysh problemet ekonomike e sociale që mund të shkaktojë për shembull përhapja e ebolës në vendet urbane. Ndaj, Gates kërkon “arsenal” të ri në këtë luftë: investime në bioteknologji, vaksina, ilaçe dhe diagnostifikim.
Për zhvillimin e ilaçeve apo vaksinave të caktuara kërkohen 10 vite, por miliarderi amerikan thotë që ky afat duhet të bie në 90 ditë ose më pak.
“Për epidemi duhet të përgatitemi, siç përgatitet ushtria për luftë”, thotë ai, duke shtuar se është i vetëdijshëm se jo çdo shtet ka mjete për përgatitje të tilla.
Vlerësohet se duhen deri në katër miliardë dollarë në vit për të ndaluar pandemitë e rrezikshme, pasojat e të cilave arrijnë në 570 miliardë dollarë. Ndaj, Gates kërkon aktivizim, meqë pas kërcënimeve klimatike e luftës bërthamore, pandemitë janë rreziku tjetër më i madh për njerëzimin.
“Megjithatë jam optimist dhe besoj se për 10 vite do të jemi shumë më të përgatitur”, thotë ai. “Pandemia e ardhshme do të jetë katastrofë e paparë në analet e njerëzimit. Por, mund të ndodh edhe diçka tjetër: fitorja e vullnetit njerëzor. Ky do të ishte një moment që të tregojmë se jemi të aftë të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha e ta bëjmë botën më të sigurt, më të shëndetshme e më stabile”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Trump komenton takimin viral me Obamën: Ndoshta ne e pëlqejmë njëri-tjetrin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
Shpërthejnë protesta të dhunshme në Kinë pas vdekjes së një adoleshenti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025