Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka bërë të ditur se për shkak të thatësirës ekstreme, 6.2 milionë njerëz në Somali ballafaqohen me rrezikun e urisë, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mobilizohet urgjentisht për zgjidhjen e krizës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përbashkët nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i OKB-së dhe Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), thuhet se thatësira ekstreme që po vazhdon në vend ka sjellë në kufirin e konsumit resurset e jetesës.
Në deklaratë theksohet se bujqësia është pranë zhdukjes dhe se kafshët kanë filluar të ngordhin, teksa theksohet nevoja për mobilizimin e gjithë botës për, siç thuhet, shpëtimin e jetëve të somalezëve.
Sipas deklaratës, 6.2 milionë njerëz gjenden në rrezik urie, ndërsa ky numër përkon me gati gjysmën e popullatës së Somalisë. Më tej, nënvizohet se katastrofa e re në vend mund të parandalohet vetëm përmes fushatës së ndihmave humanitare “urgjente” dhe “në shkallë të gjerë”.
Për plotësimin e nevojave elementare në vend, siç thuhet në deklaratë, UNICEF dhe WFP kanë nevojë për një fond prej 450 milionë dollarësh. Ndërkohë, thuhet se përmes fondit të OKB-së që do të ngritet, në Somali do të dërgohen ushqime dhe ujë për qindra mijëra njerëz të prekur në tërë vendin.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac, në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, ka bërë të ditur se në Somali 944 mijë fëmijë do të përballen me rrezikun e urisë për shkak të thatësirës në Somali, duke shtuar se 185 mijë nga këta kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare për mbijetesë.
Boulierac më tej ka informuar se thatësira në vend ka ndikuar në mënyrë direkte edhe në procesin arsimor, ku tre milionë fëmijë kanë ngelur të privuar nga arsimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze