LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e Sigurisë në Mynih heq dilemat për politikën dhe sigurinë botërore

Konferenca e Sigurisë në Mynih heq dilemat për politikën dhe sigurinë botërore

Mynihu i Gjermanisë këto ditë do të jetë qendër e vendimmarrësve më të rëndësishëm botërorë në fushën e politikës ndërkombëtare të sigurisë.

Presidenca njoftoi më herët që për në Mynih ka udhëtuar edhe presidenti Thaçi, por në mesin e pjesëmarrësve në këtë konferencë, sipas agjendës zyrtare, do të jenë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe mbi 30 krerë shtetesh e qeverish dhe më shumë se 80 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes, transmeton KosovaPress.


Aty do të jetë edhe një delegacion i madh i Kongresit amerikan. Konferenca e Sigurisë në Mynih është shndërruar në një tubim të rëndësishëm për komunitetin strategjik ndërkombëtar.

Që nga themelimi i saj më 1963 nën emrin “”Internationale Wehrkunde-Begegnung”, ajo ka qenë një forum i pavarur që i kushtohet promovimit të zgjidhjeve paqësore të konflikteve, si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut.

Përveç konferencës vjetore kryesore në shkurt, Konferenca e Sigurisë në Mynih mblidhet rregullisht në ngjarje të tjera të profilit të lartë në kryeqytetet e gjithë botës.

Këtë konferencë sivjet do ta drejtojë ambasadori Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në bisedimet për statusin e Kosovës.

Për krizat aktuale dhe sfidat e ardhshme të sigurisë ndërkombëtare aty do të debatojnë rreth 500 liderë.

Agjenda e kësaj konference në këtë vit përqendrohet në të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike dhe NATO-s pas ardhjes së krye të SHBA-së, Donald Trump, në gjendjen e bashkëpunimit evropian për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, në marrëdhëniet me Rusinë dhe luftën në Siri, në gjendjen e sigurisë në Azi-Paqësor dhe në luftën kundër dezinformatave.

Konferenca e Sigurisë në Mynih hapet sot më 17 shkurt dhe do të zgjas deri në dielën më 19 shkurt 2017. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori