LAJMI I FUNDIT:

Berisha uron qytetarët e Kosovës në 9-vjetorin e Pavarësisë

Berisha uron qytetarët e Kosovës në 9-vjetorin e Pavarësisë
MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar kosovarët në përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se mirënjohje e veçantë duhet shprehur edhe NATO-s dhe miqve që çështjen e lirisë së Kosovës e bënë çështje të lirisë së tyre.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:


“Gezuar 9 vjetorin e Pavaresise se Kosoves!

Te dashur miq, sot qytetaret e Kosoves dhe shqiptaret kudo qe jane kremtojne diten e tyre te dyte me te madhe te lirise ne histori, pavaresine e Kosoves, diten qe na beri ne nje komb te lire.

Sot eshte dita qe te perulemi me mirenjohjen me te thelle ndaj kjutimit te ndritur te arkitektit te Kosoves se pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetra mijera burrave dhe grave, djemve dhe vajzave qe luftuan dhe rane per t’u bere te pavdeshem, kunder pushtuesve barabare gjate shkekullit qe kaloi, per lirine dhe dinjitetin kombetar te shqiptareve, per Pavaresine e Kosoves.

Nje mirenjohje te veçante le t’u shprehim ne sot NATO-s, miqve tane, qe çeshtjen e lirise se Kosoves e bene çeshtje te lirise se tyre dhe ndermoren per çlirimin e saj kunder pushtueseve te Beogradit ofensiven ajrore me te fuqishme te Pasluftes se Dyte Boterore.

Nderim dhe urime te perzemerta per te gjithe qytetaret e Kosoves, autoritetet e saj qe ne nente vite, te ngritur si feniksi kane ndertuar vendin e tyre te pavarur, faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi ne rajon. Zoti e bekofte Kosoven dhe kombin shqiptar! Gezuar!!!”(sic). /Telegrafi/