Cassidy ishte vetëm 13-vjeçe, kur u bë viktimë e një grupi vajzash nga shkolla e saj e mesme në Melbourne të Australisë.
Në fillim ato e ofendonin, grushtonin, keqtrajtonin në rrjetet sociale, e përcillnin nëpër qytet dhe më pas i shkatërruan edhe shtëpinë. Pas këtyre sulmeve të vazhdueshme, Cassidy ka shkruar një letër lamtumirëse dhe ka kryer vetëvrasje, transmeton Telegrafi.
Pas ishin bërë disa ditë që ajo nuk kishte shkuar fare në shkollë për shkak të traumave që i kishte përjetuar, ajo filloi të vizitojë një qendër rehabilitimi, kurse vajzat që e kishin keqtrajtuar i kërkuan falje, dhe më pas e ftuan në një festival që po mbahej të nesërmen.
Nëna e Cassidy, Linda e ka shpjeguar në detaje ngjarjen duke thënë se ftesa e vajza ishte thjesht një kurth i përgatitur, pasi në njëfarë mënyre ato e kishin joshur tek djemtë më të vjetër të shkollës të cilët e kishin përdhunuar 13-vjeçaren, derisa ato kishin shikuar gjithë ngjarjen dhe kishin pritur të përfundojë tmerri.
Edhe pse i gjithë rasti ishte lajmëruar në polici, Cassidy frikësohej të dëshmonte pasi ishte e bindur se vajzat që e keqtrajtonin do t’i hakmerreshin. Në mungesë të provave, rasti ishte mbyllur, edhe pse vajza së bashku me nënën e saj kishin qenë më shumë se 20 herë në stacionin e policisë.
Linda ishte munduar ta transferojë të bijën në dy shkolla të reja, por traumat ishin aq të mëdha sa që nuk e linin rehat ngado që shkonte. Për shkak të kësaj ajo shpesh pësonte sulme paniku, vuante nga PTSP-a, kurse pamjet e atij momenti gjatë gjithë kohës e ndiqnin pas.
Në kompjuterin e bijës Linda kishte gjetur një letër, në të cilën vajza kishte shkruar se dëshiron të përfundojë misionin duke paralajmëruar të tjerët për rreziqet e abuzimeve që mund të ndodhin nëpër shkolla.
“Kam qenë nxënëse (emri i shkollës nuk është zbuluar) kur më kanë përdhunuar nxënësit që vazhdojnë të shëtisin në atë shkollë. E di se kjo mund të tingëllojë tani si dëshirë për të tërhequr vëmendjen, por sinqerisht kjo është larg asaj. Ekzistojnë shumë arsye pse po e bëj këtë, por të gjitha do t’i shpjegojë. Qëllimi im është të paralajmërojë të tjerët (kryesisht nxënësit, por edhe prindërit) për atë çfarë më ka ndodhur mua, sepse mendoj, se kur ma kanë bërë mua, mund t’ua bëjnë edhe të tjerëve, ose të paktën do të tentojnë. Ju e keni fuqinë që këtë ta parandaloni. Mos harroni se njerëzit që ma kanë bërë këtë kanë qenë nxënës, e di se është e vështirë të besohet, por është e vërtetë”, kishte shkruar Cassidy.
“Nuk po e bëj nga hakmarrja për nxënësit që më kanë përdhunuar, keqtrajtuar e madje edhe përqeshur e ofenduar. Nuk po e bëj që ta kem vëmendjen e juaj, vetëm të jem e qartë për këtë. Po e bëjë këtë, sepse në shkollën time janë të regjistruar 1.500 nxënës nga 7 deri në 12 vjeç, dhe ata meritojnë të jenë të paralajmëruar mbi rreziqet që u kanosen. Mendoj se është obligim i imi që ta bëjë këtë pasi kjo më ka ndodhur mua, dhe nëpunësit e shkollës nuk kanë ndërmarrë asgjë për të më ndihmuar, për të cilën do të flasë pak më vonë. Është obligim i imi t’ju paralajmëroj për atë që më ka ndodhur mua (e jo për atë që mund të keni dëgjuar që po flitet nëpër shkollë). Këtë po e bëj edhe për vete. Dëshiroj që pas një viti e gjysmë të më lënë rehat. Është e pabesueshme se sa nxënës kanë dëgjuar tregime të ndryshme për mua, dhe është e vështirë se sa tregime tjera po vazhdojnë t’i dëgjojnë. Ende me shfaqen mesazhet që mi dërgonin në Facebook nxënëset që kurrë nuk i kam njohur, por që më quanin kurvë. E kam ndërruar shkollën, jam zhvendosur, por vazhdojnë të më kontaktojnë dhe keqtrajtojnë”, kishte shtuar ajo.
“Nuk mund t’ua ndalojë njerëzve të flasin për mua, por mund të tentojë t’i tregojë të gjithëve se çfarë në të vërtetë ka ndodhur, duke marrë parasysh faktin se vazhdon të flitet për këtë. Siç kam thënë më lart, ky paralajmërim është për ata që nuk e dinë se çfarë rreziku mund t’i pret. Emri im është Cassidy Trevan dhe jam përdhunuar. Nëse dikush tenton t’ua bëjë të njëjtën gjë, luftoni. Nëse nuk luftoni, do të vuani gjatë gjithë jetës. Ju mund ta bëni këtë. Jini të kujdesshëm. Dëgjoni paralajmërimin. Keni kujdes”, ka shkruar Cassidy për fund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët – thotë Zelensky
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje