Produktet të cilat shiten nëpër marketet tona shpeshherë janë të përziera dhe konsumatori gjatë blerjes merr produkt me përbërje tjetër nga ajo çfarë kërkon. Mbrojtësit e të drejtova të konsumatorëve kërkojnë nga institucionet që të ndërmerren masa dhe të rriten kontrolle që gjatë blerjes konsumatorët mos të mashtrohen.
Konsumatorët gjatë blerjes sidomos të produkteve të qumështi, blejnë produkte që kanë yndyrë bimore, e jo yndyrë të qumështit.
Selatin Kaçaniku nga Organizata “Konsumatori” ka thënë se nuk është e drejtë as veprim etik e profesional i marketeve nëse qytetarin konsumatorë e kushtëzojnë, duke i përzier produktet gjatë shitjes. “Realisht, këto veprime janë të dyshimta, ndaj qytetari konsumatorë duhet të alarmohet dhe të bëj kujdes. Ne e financojmë shtetin por për cilësinë e sigurinë e produkteve na mbetet të kujdesemi vet”, theksoi ai.
Kaçaniku thotë se Qeveria edhe në pakon e re fiskale më shumë e promovon biznesin sesa konsumatorin. Sipas tij, edhe pse kontribuues kryesor në buxhetin e shtetit është konsumatori ai nuk përkrahet, madje duhet pasur kujdes të shtuar gjatë blerjes së produkteve. “Qytetarin konsumator, vetëm kujdesi e vetëmbrojtja, tani për tani mund t’i ndihmojë”, ka thënë drejtuesi i Organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Edhe qumështarët thonë se janë duke u dëmtuar nga mos ndarja e produkteve të qumështit.
“Në mënyrë që konsumatorët të mos bien në lajthitje, kjo ndarje duhet bërë në të gjitha pikat e shitjes në Republikën e Kosovës, gjithmonë duke pasur për bazë ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe ligjin për ushqim”, ka thënë Ramadan Memaj, kryetar i Shoqatës se Qumështarëve të Kosovës.
Sipas tij, duhet të rriten kontrollet nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe institucionet e tjera. “Produktet me përmbajtje te yndyrave bimore duhet rregulluar së pari me ligj në kuptim të kushteve dhe kritereve minimale higjienike sanitare, duke përfshire një numër të madh të kushteve duke filluar nga mënyra e prodhimit të lendes së parë që në rastin konkret është yndyra bimore. Ndarja e produkteve me origjinë bimore dhe shtazore është obligim ligjor i pa diskutueshëm sepse mos ndarja e tyre është mashtrim për konsumatorët të cilët mund të bien shumë lehtë pre e mashtrimit se po blejnë produkte nga qumështi e në fakt blejnë diçka tjetër. Kjo sigurisht se mund të ketë edhe dëme shëndetësore”, thekso Memaj.
Ndërkaq në Ministrinë e Tregtisë (MTI), kanë thënë se klasifikimi i produkteve ushqimore është kompetencë e AUVK-së. “Inspektorati i Tregut, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është kompetent kryesisht për mbikëqyrjen e produkteve industriale jo ushqimore. Mbikëqyrja e produkteve ushqimore është kompetencë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës”, është thënë në përgjigjet e Divizionit për Komunikim Publik në MTI.
Kurse në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, nuk kanë kthyer përgjigje rreth ndarjes së produkteve në rafte nëpër markete. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës