Një deklaratë e komisionarit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhënë të përditshmes gjermane ‘Zeit’, se “Ballkani konsiderohet si një enë e mbushur me naftë që pret vetëm një shkëndijë zjarri për të marrë flakë”, e përkufizon më së miri gjendjen aktuale në rajon ku ‘lufta e fjalëve’ dhe idetë për ndryshim kufijsh sërish kanë marrë hov.
Asgjë më shumë se një tren nuk e riktheu “Ballkanin në një periudhë të hershme”, thanë njohësit e rrethanave, bazuar në deklaratat, siç i cilësuan, “luftënxitëse të politikanëve në Serbi dhe Kosovë”.
Por problemet në Ballkan, vlerësojnë njohës të rrethanave, shtrihen gjithandej në kohën kur BE-ja për shkak të, siç thuhet, “problemeve të saj të brendshme” dhe “SHBA-ja për shkak të ndryshimeve në administratën e saj” e kanë ‘pushuar’ interesimin për rajonin.
Njohësit e çështjeve politike në Kosovë thonë se Ballkani për një kohë të gjatë ka qenë dhe është në kriza të një pas njëshme, ndërkohë që Artan Muhaxhiri, një analist politik, i tha Radios Evropa e Lirë se “politikanët në Ballkan kanë më tepër prirje për krijimin e krizave sesa për zgjidhjen e tyre”.
“Nuk është e pritshme që ata të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje definitive për të gjitha problemet ekzistuese që janë në Ballkan… Një fajtor, nëse mund të thuhet, në nxitjen e krizave në Ballkan është vet Bashkimi Evropian sepse me anë të një burokracie të pakuptueshme e zgjatë rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit duke ndikuar, kësisoj, drejtpërdrejt në zgjimin e apetiteve nacionaliste edhe të krijimit të krizave për të cilat liderët ballkanas janë të njohur”, tha Muhaxhiri.
Komisionari Hahn në intervistën për ‘Zeit’ duke u përgjigjur në pyetjen ‘nëse në rajon mund të flitet për kthim prapa dhe jo përparim, marrë parasysh tensionet serioze të para pak kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kur u përmend edhe lufta, tha se “ky zhvillim është vetëm një dëshmi e tezës sime se, megjithëse secili shtet i rajonit ka shënuar përparim, nuk qëndron ende në baza të sigurta. Një fjalë e gabuar mund të sjell deri tek shpërthimi i konfliktit”.
Millosh Shollaja, profesor i shkencave politike në Banjallukë, thotë se ka dy trende negative të cilat e komplikojnë gjendjen në Ballkan; karakteri i brendshëm qeveritar është autoritar, pothuajse në të gjitha vendet, ndërsa të tjerat janë ndikimet nga jashtë.
“Ajo që po ndodhë është një ndryshim radikal i rendit botëror dhe një krizë afatgjate, në aspektin global e në veçanti në BE. Kjo e forcon krejt atë që ka çuar në të kaluarën në konfliktet në Ballkan. Këto janë çështjet e pazgjidhura kombëtare, si serbe, shqiptare e kroate dhe po hapet edhe ajo boshnjake. Kjo e hap çështjen e një rikompozimi të ri në Ballkan”, thotë Shollaja.
Por për Ilir Ibrahimin, analistin e zhvillimeve politike, qartësia e perspektivës evropiane për Ballkanin do të nënkuptonte edhe siguri më të madhe në gjithë rajonin.
“Fatkeqësisht Bashkimi Evropian nuk e ka luajtur një rol që do të mund ta luante. Kemi parë një përpjekje të tyre në politikën e jashtme me lehtësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo sa i takon çështjeve të sigurisë BE-ja nuk ka pasur ndonjë rol. Ka pasur tendencë në të kaluarën që të merret edhe një qasje me pro-aktive, por janë mbështetur në SHBA-të për sigurinë dhe në NATO. BE-ja duhet ta bëjë të qartë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë të qartë evropiane”, tha Ilir Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.
Ballkani përgjithësisht ka ngecur në rrugën evropiane dhe, siç thonë njohës të rrethanave, “problemet kryesisht kanë nxitur ngritjen e nacionalizmave që dikur kanë sjellë luftë”.
Ilir Ibrahimi thotë se Kosova ka ngecur në çështjen e liberalizimit të vizave, Shqipëria ka ngecur në negociatat për anëtarësim, Maqedonia po ashtu ka ngecur sa i takon anëtarësimit në NATO e në Bashkimin Evropian.
“Nuk është se ne jemi duke bërë mjaft për të kaluar në ketë rrugën integruese të cilën e pret Bashkimi Evropian, por edhe Bashkimi Evropian nuk ka qenë ai institucion i cili do të duhej të ishte sepse në fund të fundit, është në interesin edhe të Bashkimit Evropian që të ketë një integrim sa më të shpejt të rajonit për të anashkaluar këto konfliktet të mundshme të cilat deshëm apo nuk deshëm në rajonin e Ballkanit mund të ndizen shumë shpejt”, tha Ibrahimi.
Johannes Hahn, thonë njohësit e rrethanave politike, ka risjell në kujtesë “atë që të gjithë kanë pasur drojën se mund të ndodh” dhe prandaj kërkesat për përfshirje më të madhe të BE-së në qartësimin e perspektivës për rajonin, sipas tyre, do të “ngrinin tensionet” dhe do të zgjidhnin “situatat me ikonografi nacionaliste”.
Por deri në këtë qartësim, Ballkani sërish do të mund të ‘vlojë’, thonë analistët, dhe ‘lufta e fjalëve’ mund të nxisë më shumë tensione që vështirë se mund të ulen edhe atëherë, siç thonë ata, ‘kur të bëhen përpjekje për të lehtësuar kriza’. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje