LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gostivarit: IRTRR intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit

Komuna e Gostivarit: IRTRR intervenon në mënyrë joligjore në Komunën e Gostivarit

Sektori për urbanizëm, komunikacion, veprimtari komunale dhe mbrojtje të mjedisit jetësor në Komunën e Gostivarit, shpreh shqetësimin për veprimin ligjor të inspektoriatit republikan për transport rrugor, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

‘Ligji tregon saktë që kompetencat për këtë lloji veprimtarie i takojnë inspektoriatit të autorizuar për qarkullimin rrugor të Pushtetit lokal. Duke iu referuar ligjit për transport në komunikacionin rrugor, konkretisht nenin 87, ky intervenim i Inspektoriatit republikan për transport rrugor, rezulton të jetë tendencioz dhe i motivuar politikisht’, citohet në njoftimin e komunës së Gostivarit.

Komuna fton organin e lartëpërmendur tu bindet dispozitave ligjore dhe në të ardhmen të mos ndërhyrja në kompetencat e garantuara me ligj të Pushtetit Lokal, në këtë rast të Komunës së Gostivarit. /Telegrafi/