LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: Edita Tahiri e ka gënjyer opinion publik për letrën që ia kam dërguar ITU-së

Dërguti: Edita Tahiri e ka gënjyer opinion publik për letrën që ia kam dërguar ITU-së

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Aida Dërguti ka theksuar se ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e ka gënjyer opinionin publik, në lidhje më letrën që ia ka dërguar Dërguti Unionit ndërkombëtar të telekomunikacioni (ITU).

Ajo në foltoren e Kuvendit ka thënë se Tahiri e ka shfrytëzuar mundësinë që të gënjej opinion lidhur me letrën që nënkryetarja Dërguti ia ka dërguar ITU, duke shtuar se “ministrja u përpoq ta gënjej opinion publik, njëjtë sikurse e gënjej opinionin për marrëveshjet e arritura me Serbinë”.


“Pronari telefonik është Serbia, gjë që dëshmohet edhe në letrën e sekretarit të ITU, dërguar ministrit serb, Lajiq. Në këtë letër i referohet Republikës së Kosovës si regjion i Serbisë. Le të na tregoj Edita për vetëm një komunikim zyrtar në mes ITU dhe institucioneve të Kosovës. Ky kod që është në pronësi të Serbisë, në rend të parë cenon sigurinë kombëtare”, ka shtuar Dërguti.

Sipas saj, letrën që ia ka dërguar ITU, ia ka dërguar në emër të opozitës, dhe jo në emër të Qeverisë.

“Këtë letër e kam dërguar në bashkëpunim me ekspertët vendor, që kanë punuar në ITU, gjatë viteve 80”, ka theksuar Dërguti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori