LAJMI I FUNDIT:

7.882 nënshkrime kundër Rrotës Panoramike në Shkup

7.882 nënshkrime kundër Rrotës Panoramike në Shkup

Qindra qytetarë, kryesisht nga Shkupi, kërkojnë të ndalohet ndërtimi i Rrotës Panoramike në Qendër të Qytetit, në lumin Vardar, mes Urës së Gurit dhe urës Goce Dellçev. Peticioni i nënshkruar nga 7.882 qytetarë, iu dorëzua kryetarit të Shkupit, Koce Trajanovski, por nga atje thonë se nuk janë kompetentë për këtë projekt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupit nuk është investues i Rrotës Panoramike, që do të thotë se nuk ndahen të holla nga buxheti jonë dhe nuk ka asnjë kompetencë të udhëheqë me procesin e ndërtimit, me ndalesën për ndërtimin ose me çfarëdo gjëje që ka të bëjë me realizimin e këtij projekti”, thonë nga Bashkia e Shkupit.


Qytetarët shpresojnë të ndalohet ndërtimi i rrotës sepse sipas tyre ky projekt është financiarisht i pakonceptueshëm dhei rrezikshëm për banorët./Telegrafi/