Se realiteti te disa fatkeq për sigurimin e ekzistencës, është një histori e dhimbshme dhe me plot vështirësi, kjo nuk është diçka e re, shkruan gazeta KOHA.
Njerëz që janë në limitet e mbijetesës, detyrohen të presin ndihmën e shtetit në mënyrë që të shtyjnë kohën me shpresën se një ditë do të bëhet mirë. Ndërkohë, prej disa vitesh në Strugë funksionon edhe mensa publike, ku falas shërbehen 60 vakte për qytetarët nevojtar të Strugës. Ata për çdo ditë ushqehen në mensën e qytetit si një kategori e rrezikuar sociale. Në Strugë, janë afërsisht 340 familje që të vetmen të ardhur të garantuar kanë ndihmën sociale që shteti dhe shoqëria ndanë për këtë kategori.
Drejtori i Qendrës Sociale në Strugë, Vegim Nura, konfirmoi në një prononcim të mëhershëm se janë 340 familje që marrin ndihmën sociale në Strugë, numër i cili ndryshon nga muaji në muaj. Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen Sociale në Strugë ,Vegim Nura, potencon se kërkesat për ndihmë sociale janë në të njëjtat nivele dhe nuk vërehen ndryshim thelbësore në shtimin e kërkesave për të përfituar kujdesin e shtetit, ndërkohë kërkesat për ushqim falas te mensa e qytetit janë reduktuar në ndryshim nga disa vite më parë kur shërbeheshin deri në 100 vakte.
Ndërsa qytetarët nevojtar hedhin poshtë këto pretendime dhe në kushte anonimati thonë se për të përfituar ndihmën sociale, janë krijuar një sërë procedurash dhe rregullash burokratike që në themel kanë pamundësimin e marrjes së ndihmës sociale. Kriza e tejzgjatur ekonomike që po mbretëron prej kohësh në vend, ka dhënë sinjalet e saj edhe në Strugë ku familje të tëra, në pamundësi të mjeteve financiare për të siguruar produktet elementare ushqimore, po shndërrohen në borxhli të përhershëm në shitoret dhe marketet e Strugës.
Marrja me listë e ushqimeve elementare si mielli vaji,kripa dhe sheqeri nga shumë qytetarë struganë, shpjegohet me krizën e zgjatur ekonomike, të cilës nuk po i duket fundi, e cila nga dita në ditë po shton radhët e familjeve që përfundojnë në limitet e mbijetesës sociale. Kjo dukuri e cila po masivizohet kohëve të fundit, konfirmohet edhe nga punonjësit e marketeve dhe shitoreve të shumta, të cilët tregojnë se në masë marrja e produkteve elementare me listë është bërë mbizotërues dhe është rënduar veçanërisht gjatë dy viteve të fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj