Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, me të cilin ka biseduar për masat mbështetëse të këtij viti, të cilat janë përfshirë në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për Programin e Pagesave Direkte.
Krasniqi e njoftoi kryetarin më hollësisht për skemat mbështetëse të këtij programi, në kuadër të cilave përfshihet edhe sektori i perimtarisë dhe pemëtarisë, në të cilat kjo komunë ka potencial të shtuar për të rritur nivelin e prodhimtarisë, e që sipas ministrit mund të gjejnë mbështetje të madhe si përmes granteve investive, ashtu edhe përmes pagesave direkte.
Po ashtu, në takim u bisedua edhe për projektin e Komunës së Suharekës për Zonën Ekonomike, për çka tashmë janë përmbyllur procedurat dhe pritet finalizimi i kësaj iniciative me rëndësi për zhvillimin ekonomik të komunës.
Nga ana e tij, kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, e falënderoi ministrin për gatishmërinë për përkrahje dhe për avancim të projekteve në këtë sektor.
Ai e njoftoi ministrin për sfidat dhe të arriturat e komunës në fushën e bujqësisë, dhe shprehi përkushtimin për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të realizimit të projekteve të reja në këtë sektor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës
"Trepça" kërkon kthimin e pronave të paluajtshme, jep afat 30 ditë
Zgjidhja perfekte për vakte të shpejta pas një dite të lodhur
Thirrja përfundimtare për bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut - Tani ofrohen bursa shtesë!
Pushime deri 40% më të lira në hotelet më luksoze të rivierës turke
Më shumë vitamina, të rritura bio dhe të paketuara – kjo është veza REA-s, veza që dallohet për cilësinë, sigurinë dhe benefitet shëndetësore
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çmenduria që po synon ta bëjë Man City me Fodenin ka "frikësuar" edhe Real Madridin
Po largohet nga Real Madridi "krahu i djathtë" i Ancelottit
Ky është plani i ri i Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë – me kërcënimet në rritje nga Rusia
Pique ka publikuar llogarinë bankare për të treguar se si duket paga e një futbollisti të nivelit elitar
Çfarë dihet deri më tani rreth zgjedhjeve për Parlamentin e ri Evropian?
AMP