Banorët e një fshati në Uttar Pradesh në Indi kanë kapur një tigër, i cili thuhet se paraprakisht kishte shqyer për vdekje gjashtë njerëz.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një roje nate ai i cili e kishte “identifikuar” tigrin afër fshatit, pas së cilës gjë edhe ishte krijuar një grup i kërkimit, gjegjësisht kapjes së tij.
Të armatosur me shkopinj dhe sëpata, vendasit kanë përdorur traktorë për të shkatërruar të lashtat e kallamsheqerit për të bërë rrugën për rojet e pyllit, të cilët u kishin hipur elefantëve në një përpjekje për të gjetur tigrin.
Kërkimi kishte përfunduar kur ata e kishin hasur tigrin, derisa po shqyente trupin e një njeriu, të cilit i mungonin një këmbë dhe një krah, duke e qëlluar atë disa herë me “shigjeta qetësuese”.
Macja e madhe u rrëzua pa ndjenja por burimet lokale thonë se fshatarët u përleshën me zyrtarët, kur kafsha është vënë në një kafaz për të marrë për tu mbajtur në një kopsht zoologjik.
Kjo për faktin se kafsha ishte vlerësuar shumë agresive dhe e rrezikshme, me çka edhe do të mund të rrezikonte edhe banorët e tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251