LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori Syla: Badivuku mori dënimin e merituar

Kryeprokurori Syla: Badivuku mori dënimin e merituar

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla tha se e tërë prokuroria nuk mund të fajësohet për dënimin e një prokuroreje.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” të transmetuar të premten, kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla tha se nuk mund të fajësohet një prokurori e tërë, nëse dënohet një prokuror i saj.

“Përgjegjësia e secilit prokuror është individuale, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë tërë prokurorinë sepse një prokuror është dënuar. Ajo e ka marrë dënimin e merituar, është larguar nga puna dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë”, tha Syla, duke folur për dënimin e ish-prokurores Vahide Badivuku.


Më 5 prill të vitit 2016 prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Vahide Badivuku u dënua me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për tri vjet.

Badivuku akuzohej se kishte marrë mitë për të përfituar materialisht.

Në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla e pranoi se raste si ky i ish-prokurores Vahide Badivuku, e dëmtojnë imazhin dhe humbin besimin e qytetarëve jo vetëm në prokurorinë e Mitrovicës, por në tërë sistemin prokurorial në vend. /Kallxo.com/