LAJMI I FUNDIT:

Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Pa marrë parasysh se a planifikoni t’i dhuroni dikujt lule, apo mbase prisni t’i merrni dhuratë, do të duhej të dinit kuptimin e kësaj dhurate aromatike, gjë që me siguri do t’ju ndihmojë me rastin e zgjedhjes, aq më parë në prag të Ditës së të Dashuruarve

Dikush shprehet për dashurinë, e dikush tjetër mendon më shumë për miqësinë, e në këtë mënyrë teksa vitet ikin me festime sa herë e më origjinale, ajo që mbetet është gjithmonë emocioni, që festa e Shën Valentinit përcjell me aq lehtësi, transmeton Telegrafi.


Në fund të fundit, është dashuria ajo që festohet.

Ekziston një “gjuhë e luleve”, sipas së cilës, llojet e ndryshme të luleve kanë kuptime specifike dhe simbolika të ndryshme, duke përfshirë edhe ngjyrën dhe dorën, në të cilën e mbajmë buqetën për t’i shprehur emocionet tona.

Në kohën e tyre, viktorianët shkuan aq larg sa krijuan fjalorin me kuptimet që shprehin lulet që njihet si floriografi. Mënyra më e dashur për t’i shprehur emocionet për ta ishte në formë të një buqete të vogël me lule.

Disa nga kuptimet e luleve më të njohura:

• Trëndafilat e kuq: dashuri, pasion
• Trëndafilat rozë: miqësi
• Trëndafilat e bardhë: je e denjë për mua
• Trëndafilat e verdhë: falje dhe pajtim
• Trëndafilat ngjyrë pjeshke: të qëndrojmë bashkë
• Margarita: pafajësi, besueshmëri
• Gladiolat: sinqeritet
• Zambakët: besim, urtësi
• Orkidetë: madhështi
• Luledielli: devotshmëri

Lulet që nuk duhen dhuruar për Shën Valentin

Çdo lule simbolizon diçka, prandaj tregohuni të kujdesshëm me lulet që sot do t’i dhuroni personit që keni në krah.

Lulet e verdha. Janë të bukura dhe të freskëta, por ato janë simbol i tradhtisë.

Urimet më të bukura për Ditën e të Dashuruarve
Lexo po ashtu Urimet më të bukura për Ditën e të Dashuruarve

Lulet me konotacion negativ. Ka disa lule që i lidhim me ngjarje jo shumë të këndshme.

Krizantemat janë të bukura, por përdoren me tepër për një mort sesa për ditën e Shën Valentinit.

Lulet agresive. Lulet me gjemba për shembull duhen shmangur këtë ditë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Pse të qash në palestër është normale, sipas ekspertëve

Aktivitete sportive
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Njëri lloj i orgazmës është më i fuqishëm, por edhe më i rrallë: Dhe ndodh kur femra pikërisht bën kështu

Intimitet dhe Pasion
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur

Lifestyle
Kalo në kategori