LAJMI I FUNDIT:

Urimet më të bukura për Ditën e të Dashuruarve

Urimet më të bukura për Ditën e të Dashuruarve

Dita e të Dashuruarve është rasti që ta gëzojmë personin e dashur me ndonjë dhuratë të bukur, por edhe me urim

Natyrisht, urimi duhet të jetë i karakterit romantik. Më së miri do të jetë që të shkruani me fjalë tuaja, sepse kështu do të keni vlerë më të bukur dhe më sentimentale, transmeton Telegrafi.


Nëse nuk qëndroni mirë me shkrime romantike, mund t’ju ndihmojë ndonjë varg i shkrimtarëve të njohur, citat dashurie etj.

Ju kemi përgatitur disa porosi më të bukura dhe origjinale, të cilat mund t’ia dërgoni personit të dashur në Ditën e të Dashuruarve.

Porositë më të bukura për të dashurin apo të dashurën

Lexo tani këtë ngadalë, askush sikur unë nuk të do aq shumë, por që edhe më shumë dëshiroj që të të shkruaj tani, unë pa ty më nuk mund të marrë frymë! Urime Dita e të Dashuruarve!

Ti je dashuria ime, zhgjëndrra dhe ëndrra ime, dua të të dashuroj më së mirë që di, dua të t’i shoh sytë dhe të shoh buzëqeshjen tënde, do të të dashuroj gjatë gjithë jetës sime!

Nëse të frikësoj – thirr policinë, nëse të ndez – thirr zjarrfikësit, nëse të lëndoj – thirr ndihmën e shpejtë, nëse më do, vetëm më thirr! Gëzuar Dita e të Dashuruarve!

Nga “Enti i të Dashuruarve” Ju lajmërojnë, që në këtë moment dikujt i mungoj pa masë. Prandaj, Ju lutemi t’i përgjigjeni kësaj porosie në këtë numër. Ju falem nderit.

Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve
Lexo po ashtu Mësoni sekretin e kuptimit më të shpeshtë të luleve, të cilat i marrin dhuratë femrat për Ditën e të Dashuruarve

Nga kjo prekje dielli fshihet, nga buzëqeshja jote zjarri shuhet, nga shikimi yt vraga shndërrohet në ëndrrën më të bukur, dhe çfarë të them më kur më mungon çdo ditë. Gëzuar Dita e të Dashuruarve!

Ju lajmërojmë që jeni fajtor për falimentim të kompanisë më të mirë të ëmbëlsirave. Shitja e ëmbëlsirave ka rënë kur është mësuar që personi i cili e lexon këtë tekst, është më i ëmbël se çdo gjë. Me fat Dita e të dashuruarve, ëmbëlsira ime.

Një puthje për mirëmëngjesi unë tani ta dërgoj, ti vëre në buzë sepse nga zemra po ta dërgoj, ngrohtësinë e saj ndieje, ka për qëllim që dashurinë time të ta rikujtojë.

Lexo tani këtë ngadalë, askush sikur unë nuk të dashuron kaq shumë, dhe që edhe më shumë dëshiroj të të shkruaj tani, unë pa ty më nuk mund të marrë frymë!

Vetëm ti e di çfarë më nevojitet, buzëqeshja jote e ngrohtë dhe dashuria deri në qiell. Vetëm ti mund të ma japësh këtë, prandaj edhe të dua, ta dish.

Shpesh është e vështirë të gjenden fjalët, sepse fjalë të tilla janë pak, vallë a janë të nevojshme ato që të kuptosh që të adhuroj: Gëzuar Ditën e të Dashuruarve.

Porosi origjinale për miqtë në Ditën e të dashuruarve

Dashuria është deti, dashuria është qielli, dashuria është çdo gjë që u nevojitet njerëzve, dashuria është lumë që rrjedh nga parajsa, ndërkaq puthja është shteg që dy zemra i bashkon. Gëzuar Dita e të Dashuruarve!

Fluturuan engjëjt sikur zogj, prekën buzëqeshjen e mrekullueshme të fytyrës sate, le të bartin porosinë në krahë të bardhë që Gëzuar Ditën e të Dashuruarve nga zemra ta uroj!

DASHURIA i jep kuptim botës së papërsosur, ndërkaq MIQËSIA mbetet edhe kur asgjë tjetër nuk ka. Gëzuar Dita e të Dashuruarve!

Derisa të mos gjejmë ndonjë bandill, që me të ta këmbej këtë porosi në Ditën e të Dashuruarve, dëshiroj të të falënderoj që po më përkrahë, po kujdesesh për mua dhe po i toleron marrëzitë e mia. Gëzuar Dita e të Dashuruarve!

KUJDES! Kjo porosi në Ditën e të Dashuruarve bart lumturinë dhe humorin e mirë! Prandaj, së paku për një moment kënaqu në ndjenjën që dikush gjithmonë mendon në ty…

Sa më shumë që dashurojmë dhe dhurojmë, aq më shumë jeta jonë merr kuptim dhe vlerë. Gëzuar Dita e të Dashuruarve! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori