LAJMI I FUNDIT:

Filmi ‘Home’ triumfon në BAFTA

Filmi ‘Home’ triumfon në BAFTA

Filmi “Home”, që është realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

Filmi ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër, duke lënë pas filmat “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “The Party”.


Filmi “Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi, ku xhirimet më të mëdha janë bërë në Kosovë flet për një familje që bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Regjia është bërë nga Daniel Mulloy, ndërsa pjesë e ekipit ishin aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur i ngazëllyer me këtë çmim.

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda në Facebook./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca kur del në skenë" – Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara gjatë spektaklit të BBVA?

Magazina
Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania me Eglën fituese - gjithçka që ndodhi në natën finale

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania me Eglën fituese - gjithçka që ndodhi në natën finale

Magazina
Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Kalo në kategori