Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nuk duhet të humbet më shumë kohë për formimin e qeverisë pasi situata “status quo” dëmton shtetin dhe perspektivat e saj. Në emisionin e mbrëmshëm 360 gradë në Alsat-M analisti Albert Musliu tha se BDI-ja duhet ti sigurojë firmat LSDM-së për konstituimin e qeverisë pasi koalicionin me Zaevin do ta kishte më lehtë ta justifikojë përpara elektoratit sa sa rinovimin e partneritetit me Gruevskin.
“Mendoj se realisht BDI e ka shumë më lehtë që edhe para elektoratit të saj ta justifikojë bashkëpunimin me LSDM-në se sa eventualisht ta refuzon LSDM-në për kushtet të cilat ne e shohim edhe prej liderit të opozitës se relativisht janë të pranueshme për LSDM-në dhe ti kthehet VMRO DPMNE me të njejtat kushte ku nuk do të nënkuptohej Prokuroria Speciale”, deklaroi analisti Albert Musliu.
Ndërkaq Visar Ademi vlerëson se partitë përpiqen të blejnë kohë deri në zgjedhjet lokale dhe varësisht nga rezultatet zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ti organizonin në shtator.
“Ka edhe një variant tjetër që e besoj un të krijohet një lloj qeverie me LSDM, të blihet sa më tepër kohë tani deri sa ekziston ky lloj vakumi, apo limbo situatë, të shkohet deri në zgjedhjet lokale me pozicione të paprekura, të ketë një marrëveshje të heshtur ndërmjet BDI-së dhe VMRO-së dhe në qoftë se në zgjedhjet lokale krijohet një 61% apo 70% të vendeve rurale dhe urbane ku do të fitonte VMRO-ja me BDI-në të shkohet në zgjedhjet e parakohshme në shtator dhe nga atje të filloheshin të forcoheshin pozicionet”, tha analisti Visar Ademi.
Ndërsa Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë shprehur të gatshme ta mbështesin Zaevin si mandatar për formimin e qeverisë, BDI-ja ende nuk është përcaktuar për asnjërën nga 5 opsionet, koalicionin me VMRO-në, me LSDM-në, qeveri të zgjeruar, të qëndrojë në opozitë apo për zgjedhje të parakohshme./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës