LAJMI I FUNDIT:

Lehtë pastrohet gypi i mbyllur

Lehtë pastrohet gypi i mbyllur

Sa herë ju ka ndodhur që t’ju mbyllet gypi i vaskës, dushi i kabinës apo i lavamanit?

Gypat shumë shpesh dhe lehtë mund të mbyllen, posaçërisht në vaska dhe në dush-kabinat, të cilat i përdorin njerëzit që kanë flokë të gjatë, por edhe në ato ku i lani kanakarët shtëpiakë.

Përdorimi i shpeshtë i mjeteve të forta për pastrim mund të shkaktojë korrozion dhe pëlcitje të gypave të ujësjellësit, gjë që është shumë më keq se gypat e mbyllur, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, ekziston mënyra e thjeshtë se si mund të bëni vetë mjetet për pastrim të gypave me të cilat nuk do të dëmtoni gypat, por që do të zgjidhni problemin që keni.

Për bërjen e kësaj përzierje efikase ju nevojiten soda e bikarbonatit, kripa e kuzhinës, uthulla e bardhë dhe uji i nxehtë.

Në fillim hiqeni kapakun nga gypi. Në një enë përzieni pjesë të barabarta të sodës së bikarbonatit dhe kripës.

Qiteni përzierjen në gyp dhe pastaj në të qitni uthullën e nxehtë, përafërsisht një filxhan kafeje, dhe lëreni që të qëndrojë disa minuta.

Pastaj nëpër gyp lëshoni ujin e nxehtë që të rrjedhë së paku një ose dy minuta, derisa gypi të pastrohet në tërësi.

Këtë përzierje mund ta bëni në sasi më të mëdha dhe ta ruani në një enë të mbyllur, në mënyrë që kur t’ju duhet ta përdorni për të pastruar gypat.

Përzieni vetëm kripën dhe sodën e bikarbonatit, mos shtoni uthullën. Atë lëreni për më vonë, kur për të të ketë nevojë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Katër shenjat e horoskopit janë në pritje të ndryshimeve të mëdha në janar: Jeta e tyre po ndryshon nga themeli

Astrologji
Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Zakonet e këqija të çdo shenje të horoskopit

Astrologji
Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

Riktheni shkëlqimin e këpucëve me këtë produkt që i transformon ato si të reja

A e dini se...
E lini edhe ju furrën hapur pas pjekjes? Ja ku gaboni

E lini edhe ju furrën hapur pas pjekjes? Ja ku gaboni

Bëje vet
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë

Astrologji
Kalo në kategori