LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt nuk kanë ide për ato që kanë, ose duan partneret e tyre (Video)

Meshkujt nuk kanë ide për ato që kanë, ose duan partneret e tyre (Video)

Në një eksperiment social të zhvilluar në Londër, ka dalë se shumë meshkuj nuk ia kanë idenë çfarë numri rrobash veshin partneret e tyre, çfarë ngjyre të syve kanë apo cila është pozita e tyre në punë.

Hulumtuesit i kanë pyetur burrat e zakonshëm, që i kanë takuar në rrugë së bashku me të dashurat e tyre dhe i kanë pyetur për gjëra elementare si data e lindjes, transmeton Telegrafi.


Pos këtyre rezultateve të papritshme, ka dalë se ata nuk dinë as për shkollimin, shokun e ngushtë apo ngjyrën e preferuar. Studimi me 2000 meshkuj që janë në lidhje, ka gjetur se një në dhjetë prej tyre nuk ia di ngjyrën e syve të së dahurës, pa e shikuar më parë.

Në anën tjetër një në 20 nuk di se kur e ka ditëlindjen e dashura, vitin dhe vendin e lindjes së saj, apo edhe ndonjë përvjetor në lidhjen e tyre.

Sa i përket ngjyrës, vetëm katër në dhjetë mund t’ia qëllojnë, kurse një e treta nuk e di pozitën në të cilën punon partnerja tyre. Gjysma e tyre nuk ka ditur se çfarë numri të jelekut të brendshëm mbanë e dashura apo gruaja tyre, derisa një në pesë pranon se nuk di çfarë numri të rrobave ka.

“Të gjitha lulet më pëlqejnë, sikur të më blesh ndonjëherë lule të gjitha do më pëlqenin” ka thënë një grua, pasi partneri nuk ia qëlloi se cila është lulja saj e preferuar.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni një pjesë të këtyre përgjigjeve, ku shumica prej tyre nuk janë të sakta. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Nuk kishte para për të blerë shtëpi, adoleshenti nga Britania transformon garazhin e prindërve – iu deshën vetëm 15 mijë funte

Interesante
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori