LAJMI I FUNDIT:

Frangov: Bllokada e kufirit Maqedoni-Greqi në Evzoni është e dyshimtë

Frangov: Bllokada e kufirit Maqedoni-Greqi në Evzoni është e dyshimtë

Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov, u ka dërguar një letër ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar, dhe ambasadorit grek, Dimitris Giannakakis, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Letra ka të bëjë me mundësinë e çbllokimit të kufirit Maqedoni-Greqi në Evzoni. Sipas Frangov, është e dyshimtë situata pasi që bllokimi është vendosur vetëm në kufirin me Maqedoninë, por jo edhe në vendet tjera që kufizohen me Greqinë.


Sipas tij, çbllokimi i kufirit është në interes të qytetarëve, bashkësisë afariste dhe pushtetit lokal të komunave ndërkufitare dhe se të dy palët pësojnë humbje të mëdhaja./Telegrafi/