LAJMI I FUNDIT:

Kompania nga Maqedonia fitoi medalje ari për ‘Prodhim më të mirë’ në Moskë

Kompania nga Maqedonia fitoi medalje ari për ‘Prodhim më të mirë’ në Moskë

Kompania “Vori” nga Gjevgjelia e fitoi medaljen e artë në kategorinë “Prodhimi më i mirë” në panairin më të madh për konsum të gjerë në Federatën ruse dhe në Evropën Juglindore “Prodekspo 2017” në Moskë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftoi Oda Ekonomike Rusi-Maqedoni, mirënjohja e lartë vijoi pas përvetësimit të shijeve nga vizitorët e shumtë dhe të vlerësuesve profesionistë në manifestimin e panairit i cili zgjat deri më sot.

Medalja e artë është fituar për tre prodhimet jashtëzakonisht cilësore – ajvar, tavë me fasule dhe rizoto, njofton AIM.


“Kompania jonë prodhon prodhime të konservuara nga pemët dhe perimet dhe prodhimet e tjera sipas recetave tona dhe ata i kënaqin konsumatorët me shijen e tyre. Këtë mundëm ta ndjejmë edhe në panairin në Moskë”, thekson Jordanka Ristova drejtoreshë e “Vori”. /Telegrafi/