Gjatë vitit 2016 nga Ligji për faljen e borxheve publike kanë përfituar rreth 500 mijë persona fizik dhe juridik. Kështu është bërë e ditur në takimin e parë të mbajtur parë për vitin 2017 të Komisionit Koordinues për Faljen e Borxheve publike.
Sipas njoftimit për media nga Ministria e Financave, zëvendësministri i Agim Krasniqi duke vlerësuar lartë të arriturat dhe përpjekjet gjatë periudhës njëvjeçare, nga 2 shtator 2015 deri më 2 shtator 2016, në zbatimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, ai inkurajoi anëtarët e këtij Komisioni dhe gjithë institucionet përgjegjëse që ti intensifikojnë gjatë ditëve të ardhshme aktivitetet e tyre në zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-119.
Krasniqi bëri të ditur se pas miratimit të Ligjit Nr. 05/L-119 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-043 për faljen e borxheve publike nga Kuvendi, të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës iu është dhënë mundësia që deri më 1 shtator 2017 të përfitojnë nga ky Ligj.
“Ai me këtë rast ju bëri thirrje gjithë qytetarëve dhe bizneseve të Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë mundësitë të cilat ju jep Ligji për faljen e borxheve publike, që deri më 1 shtator të këtij viti të aplikojnë për procedurat për faljen e borxheve publike në institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Koordinues për faljen e borxheve Agron Thaçi, bëri të ditur se “Bazuar në raportin përmbledhës, gjatë periudhës një vjeçare, përkatësisht periudha nga 2 shtator 2015 deri më 2 shtator 2016, në zbatim të Ligjit Nr. 05/L-043 për faljen e borxheve publike, nga Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike, është punuar në fushën e informimit publik për të qenë qytetarët sa më të njoftuar rreth afateve dhe procedurave ligjore për të cilat është kërkuar nga ta të përmbushen”.
“Është për tu theksuar se vetëm nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), Tatimi në Pronë, Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, Korporata Energjetike e Kosovës, Kompania rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi në Gjakovë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Mitrovicë kanë përfituar nga falja e borxheve rreth 500 mijë persona qoftë fizik apo juridik”, shtoi Thaçi.
Ai bëri të ditur se një numër i konsiderueshëm i personave kanë arritur dhe nënshkruar kontratë me institucionet përkatëse për pagesën e detyrimeve me këste.
“Gjatë periudhës një vjeçare, në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike, me automatizëm janë shlyer borxhet deri në 100 Euro që kapin shumën prej 38,205,955.71 Euro. Për periudhën 2009-2014 janë inkasuar mjete në shumën prej 45,816,691.86 Euro, ndërsa për periudhën 2000-2008 janë falur borxhet në shumën prej afërsisht 240 milionë Euro, duke përfshirë këtu shlyerjen me automatizëm të borxheve dhe faljen nga e cila kanë përfituar personat fizik dhe juridik në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore”, shtoi kryetari i Komisionit për faljen e borxheve publike Agron Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”
Udhëto me PrishtinaTicket, përfito Falas Check-in, bagazh deri 20kg dhe çantë dore
Peshkun e freskët mund ta ruani deri në 17 ditë? Si është e mundur kjo? Merrni pjesë në Masterclass ku ligjërojnë shefat nga Italia
Ftesë për ofertë për shërbimet e implementimit në rrjetin e IPKO
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve
Qumështorja Vita - Familja më e madhe në rajon
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb