LAJMI I FUNDIT:

Frikë dhe panik: Shokohen amerikanët nga topi i zjarrtë që u shfaq në qiell dhe shpërtheu (Foto/Video)

Frikë dhe panik: Shokohen amerikanët nga topi i zjarrtë që u shfaq në qiell dhe shpërtheu (Foto/Video)

Një top i zjarrtë ka tmerruar qytetarët e Illinois dhe Wisconsin-it të Shteteve të Bashkuara.

Në një moment në qiell pranë liqenit në Michigan, shfaqet një top i zjarrtë në formë “bombe”, që kishte verbuar të gjithë ata që në ato momente ishin jashtë, transmeton Telegrafi.


Frika dhe paniku u shpërnda në mesin e qytetarëve, kurse për ta tensionuar edhe më shumë situatën e krijuar, topi i zjarrtë në një moment shpërthen!

Ajo është dëgjuar aq shumë, sa që sipas medieve amerikane ka depërtuar zhurma edhe në dhomat e izoluara mirë.

Raportohet se bëhet fjalë për një meteor, i cili derisa po binte shpërtheu në atmosferë dhe krijoi një dritë të paparë. /Telegrafi/

https://twitter.com/KrazyPhukinFoo/status/828543708299657216

https://www.youtube.com/watch?v=q9bixn-atiw