LAJMI I FUNDIT:

De Biasi nderohet me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

De Biasi nderohet me “Urdhrin e Yllit të Italisë”

Në prani të shumë personaliteteve dhe diplomatëve, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi u vlerësua nga shteti italian me “Urdhrin e Yllit të Italisë”, i cili iu dorëzua nëpërmjet ambasadorit të Italisë në Tiranë, Alberto Kutilo.

“Nuk është trajneri ai që bën golat, por De Biasi arriti para nesh, para politikës, që të çojë Shqipërinë në Paris në Evropianin e futbollit, ku Shqipëria dha një demonstrim fantastik të aftësive të saj jo vetëm në futboll. Do të mjaftonte ky i fundit për të justifikuar çmimin mëse të merituar”, tha ambasadori italian.


I emocionuar është shfaqur De Biasi në fjalën falënderuese për këtë vlerësim: “Jam i lumtur dhe i emocionuar sepse titulli kavalier nuk është i lehtë të mbahet, aq më tepër që jep përshtypjen e një të moshuari. Por, jam krenar, pasi përfaqëson një urë mes dy kombeve, që, sipas meje, janë pranë. Kemi në mes një det që na ndan, por një det që kalohet lehtësisht, kemi mentalitete që ngjasojnë dhe uroj që raportet të jenë gjithmonë bashkëpunues”.

Po kaq entuziast dhe vlerësues për trajnerin e përfaqësueses sonë është shprehur në fjalën e tij edhe kryeministri Edi Rama.

“Kur Conte la kombëtaren e Italisë, pata frikë edhe pse doja si tifoz që ai të zëvendësohej nga dikush me nivel, kisha frikë se ai dikush mund të ishte De Biasi. Më pas, gjërat shkuan sipas rrjedhës dhe unë jam i lumtur që kemi një trajner më të mirë se kombëtarja e Italisë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë, dëshirën e kryeministrit që De Biasi të vazhdojë ende në bankinën e Shqipërisë edhe në Evropianin e ardhshëm e frenon presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka: “Kryeministri di shumë më mirë punët e politikës”.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori