LAJMI I FUNDIT:

Bujku analfabet kaloi 16 vite për t’u bërë avokat, që t’i hakmerrej kompanisë e cila kontaminoi tokën e tij (Foto)

Bujku analfabet kaloi 16 vite për t’u bërë avokat, që t’i hakmerrej kompanisë e cila kontaminoi tokën e tij (Foto)

Një fermer kinez i kishte kaluar 16 vite duke studiuar juridikun, në mënyrë që të mund ta padisë një kompani të kemikaleve e cila kishte helmuar qëllimisht tokën e tij.

Wang Enlin i cili kishte përfunduar vetëm tri vite të shkollës fillore, ka fituar në shkallën e parë, për herë të parë në një rast shumë të komplikuar kundër kompanisë shtetërore “Qihua Group”, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kompania e fuqishme “Qihua Group” apeloi vendimin, avokati i moshuar është i vendosur të kërkojë drejtësi për veten dhe fqinjët e tij, të cilët më nuk po mund të mbjellin produkte të shëndetshme për shkak të kontaminimit të tokës.


Wang 60-vjeç, jeton në Jushtun, një fshat afër qytetit Qiqihad në provincën Heilongjiang të Kinës. Sipas tij, kurrë nuk do ta harroj momentin kur në vitin 2001, toka e tij u përmbys nga mbeturinat toksike të kompanisë “Qihua Group”.

“Atë mbrëmje të Vitit të Ri ishim duke luajtur letra dhe kishim përgatitur darkë speciale për fqinjët, kur vërejtëm se shtëpia në të cilën ishim filloi të mbushet me ujë nga një fabrikë që ishte e ndërtuar aty pranë. Më vonë e kemi vërejtur se i gjithë fshati ishte përmbytur. Ndërsa disa ditë më vonë, hetuesit kanë konstatuar se toka jonë për një kohë të gjatë nuk do të mund të shfrytëzohet për të mbjellë pemë dhe perime për shkak të kontaminimit”, ka thënë ai.

Nga 2001 deri në vitin 2016, “Qihua Group”, kishte derdhur në mënyrë të pakontrolluar mbetjet e tyre në atë zonë, duke ua pamundësuar banorëve të merren me bujqësi, nga e cila edhe kishin fituar kafshatën e gojës. Kjo fabrikë prodhon klorid polyvinyl dhe vazhdimisht liron mbetje kimike.

Nga viti 2001, Wang u kishte shkruar vazhdimisht letra autoriteteve lokale dhe institucioneve rajonale, të cilat kishin kërkuar nga ai dëshmi mbi pretendimet.

“E dija se kisha të drejtë, por nuk i dija të gjitha ligjet dhe rregulloret, por nuk dija as të mbledhja fakte. Dhe kështu vendosa që të gjitha këto t’ia mësojë vetes si dija dhe mundesha, dhe në disa raste përdorja fjalorët për terminologji juridike. Nuk kisha para për të blerë libra dhe kështu shkoja në bibliotekë për të mësuar, apo kopjuar pjesët që i konsideroja si më të rëndësishme për mua. Kështu së bashku me fqinjët filluan të mbledhim prova, në mënyrë që të jenë të rëndësishme në gjykatë”, ka shtuar ai.

Një zyrë ligjore që merret me rastet e ndotjes së mjedisit i kishte ofruar Wangut ndihmë ligjore falas, dhe kështu përfundimisht rasti u mbyll në vitin 2015, tetë vite pas peticionit të parë që ishte nënshkruar.

Falë provave që i kishte mbledhur me bashkëfshatarët, Wang dhe fqinjët e tij kanë fituar rastin në shkallën e parë, sipas të cilës kompania “Qihua Group” obligohet t’i kompensojë me një shumë prej 112 mijë euro.

“Qihua Group” ka apeluar vendimin e gjykatës, por fshatarët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund rastit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori