Të rinjtë në Maqedoni thonë se zgjatja e krizës politike për më shumë se dy vjet, si dhe mungesa e institucioneve të mirëfillta demokratike i bën të ndihen skeptikë se do të ndryshojë situata për të mirë dhe se do të mund të ndërtojnë një të ardhme të sigurt për ata dhe familjet e tyre në Maqedoni, duke synuar të ndërtojnë të ardhmen në një nga vendet BE-së apo edhe më larg, shkruan REL.
“Na mbetet të mbijetojmë me 200 euro rrogë ashtu siç dimë dhe mundemi, ndërkohë e shihni sa zgjat kriza, askush s`mendon për të ardhmen e të rinjve. I gjithë debati fokusohet tek interesat e një grupi njerëzish në krye të partive, prandaj nëse më jepet shans menjëherë isha larguar nga vendi”, thotë Filip Andonovski.
Ndërkaq, Elmendina Asani, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, e cila gjatë vitit 2016 është përfshirë në një hulumtim të studentëve nga i gjithë rajoni, duke pasur si objektiv se ku e shohin ata perspektivën e tyre, thotë se rezultatet e kësaj ankete kanë nxjerrë në pah se mbi 80% e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Maqedoni, sapo të përfundojnë studimet, të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit.
“Sa i përket gjeneratës sime, shumica e studentëve më të mirë, atyre me notë më të lartë mesatare, tashmë janë larguar në vendet perëndimore, kryesisht në Gjemani, pastaj në Britani të Madhe dhe disa në SHBA. Më vjen keq se detyrohemi si të rinj që të ardhmen ta shohim jashtë vendit dhe jo këtu. Elitat politike duhet të angazhohen që neve të na jepet mundësia në Maqedoni – këtu të mund të ndërtojmë të ardhmen tonë”, thotë mjekja Asani.
Ndërkohë, Ana Stojanovska thotë se është e pamundur të ndërtosh të ardhme në Maqedoni, përderisa gjithçka varet nga politika, ose siç shprehet ajo “më saktësisht përfshirja në politikë”.
“Pse dua të largohem nga Maqedonia? Mendoj se është bërë më se e qartë se këtu është shumë vështirë të ndërtosh një të ardhme përderisa çdo gjë shihet përmes filtrit partiak, qoftë kur bëhet fjalë për hapjen e një biznesi privat apo punësimi në institucionet shtetërore”.
“Unë me bashkëshortin kemi vendosur të shkojmë në Australi, me vizë studentore, përkatësisht për vazhdimin e studimeve master. Dëshiroj të largohem nga Maqedonia, sepse as unë e as bashkëshorti im, edhe pse të diplomuar, nuk arrijmë të gjejmë një vend të sigurt pune dhe një të ardhme të paktën me standard mesatar për vajzën tonë tre vjeçe”, tregon Ana Stojanovska.
Nga Qendra për arsim e të rinjve thonë se Maqedonia do të paguajë një kosto të lartë si shtet, veçanërisht për faktin se popullata më e re dhe e arsimuar, po largohet nga vendi.
Dona Kosuranova, drejtuese e Qendrës për Arsim të të Rinjve, thotë se shteti investon në shkollimin dhe edukimin e të rinjve dhe kur vjen koha për t’u punësuar, mungojnë strategjitë konkrete, të cilat do të krijonin mundësi që më të mirët të përfshihen në sistemin e punës.
“Përkundrazi, gjithçka shkon përmes librezës partiake, kur synohet punësimi në institucionet shtetërore. Pothuajse njëjtë është dhe në sektorin privat, sepse benifitet që i ndan shteti, edhe ato shkojnë përmes filtrave të strukturave udhëheqëse të politikës”.
“Më duhet të theksoj se shteti pëson humbje të mëdha dita-ditës, sepse i edukon gjeneratat e reja dhe kur vjen koha që ata më të mirët me dijen e tyre të kontribuojnë në këtë vend, detyrohen të largohen”, thekson Dona Kosturanova.
Ajo shton se Qeveria e re e Maqedonisë me seriozitet duhet të shqyrtojë shkallën e lartë të papunësisë te gjeneratat më të reja, e cila arrin më shumë se 50 për qind.
Të gjitha partitë politike, të cilat garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit të kaluar në programet e tyre në fokus kishin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe ngritjen e standardit jetësor.
Por, organizatat joqeveritare, të cilat në fokus kanë popullatën më të re thonë se qeveria e re e Maqedonisë krahas zgjidhjes së problemeve politike duhet të ketë parasysh edhe ndërtimin e një strategjie të qartë që do të hapte perspektivat për të rinjtë në Maqedoni me këtë dhe të ndalojë migrimin përmes liberalizimit të vizave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri