Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha në takimin me ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës ka mbajtur një fjalë rasti ku ka thekuar rëndësinë e zbatimit të agjendës evropiane të reformave në drejtësi, duke qenë të përkushtuar që ajo të realizohet sa më parë.
Hoxha bëri të ditur se rishikimi funksional është projekti madhor i Ministrisë, janë hartuar termat e Referencës dhe janë objekt diskutimi me USAID-in, si partneri kryesor në këtë proces.
“Gjatë javëve të ardhshme do të nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me të gjitha institucionet relevante të sektorit të sundimit të ligjit, që do të jenë pjesë e rishikimit funksional. Qëllimi i këtij procesi është që të rishikohet legjislacioni duke marrë për bazë praktikat më të mira, në mënyrë që të adresohen sfidat dhe vështirësitë në këtë fushë, si dhe të eliminohen mangësitë e mundshme. Reforma në drejtësi përmes rritjes së llogaridhënies është prioritet i imi për vitin 2017”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja u ndal në veçanti mbi pezullimin e zyrtarëve publik në rastet kur ngritët aktakuzë.
“Si pjesë e Agjendës Evropiane të Reformës, grupi punues është themeluar dhe mbajti takimin e parë javën e kaluar. Kjo është bërë në koordinim me zyrën e BE-së dhe bashkëpunëtorët tjerë. Me këtë synojmë që asnjë zyrtar publik me aktakuzë nuk mund të jetë në institucione. Në funksion të kësaj, kam kërkuar informatë zyrtare nga Kryeprokurori i Shtetit për punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja foli edhe për ligjet që janë në proces si Ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është duke u bërë në koordinim të plotë me zyrën e BE-së dhe Ambasadën e SHBA-së.
Qëllimi i këtij ligji, theksoi Hoxha është për të krijuar një mekanizëm që do të mundësonte performancë më të mirë nëpërmjet llogaridhënies.
Ministrja Hoxha foli edhe rreth përmirësimit të legjislacionit për Profesionet e lira si Ndryshimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Ligji për Ndërmjetësim dhe Ligji për Noterinë që së shpejti do të jenë në Kuvend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj