“Dhoma e qelibartë”: A jemi pranë zbulimit të njërit prej sekreteve të shekullit të kaluar? (Video)
E famshmja “Dhoma e qelibartë” e Pallatit të Katerinës, vendndodhja e të cilës pas vjedhjes nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore është kthyer në një nga misteret më të mëdha të shekullit të XX, mund të jetë gjetur nga një ekip arkeologësh polakë.
Sipas tyre, kjo kryevepër arkitekturore që disa e konsiderojnë mrekullinë e tetë të botës, gjendet në një tunel nëntokësor në afërsi të Kalasë Paslek, në veri të Polonisë.
Parashikohet që verën e ardhshme të fillojnë punimet arkeologjike për të zbuluar nëse arkeologët kanë të drejtë, shkruan Dita.
Vendndodhja e mundshme e paneleve të qelibarit që dekoronin sallën e famshme u zbulua falë një anomalie të regjistruar në vjeshtë të 2016-ës gjatë një hulumtimi arkeologjik në zonë me radarë dhe tomografi.
Mendohet se aty ndodhet një tunel sekret që lidh kështjellën dhe rrethimet e kishës së Shën Bartolomeut.
Sipas legjendës, ekziston një rrjet korridoresh dhe tunelesh nën kështjellën Paslek.
Hulumtuesit bazohen edhe në dëshmitë që pretendojnë se në vjeshtë të vitit 1944, kamionë të ngarkuar me kuti hynë në territorin e kështjellës në mes të natës. Autoritetet lokale kanë autorizuar punimet arkeologjike me shpresën e tërheqjes së turizmit.
Dhoma e Qelibartë, e projektuar nga mjeshtër gjermanë, iu dhurua perandorit rus Pjetri i Madh në vitin 1716.
Ajo u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi u vodh nga trupat naziste që plaçkitën Pallatin e Katerinës, të vendosur në qytetin Pushkin, në rrethinat e Leningradit. Pista humbet në Königsberg, që u quajt Kaliningrad pas luftës. Që atëherë fati i Dhomës së qelibartë nuk dihet.
Në vitin 2003 u inaugurua një kopje e dhomës në Pallatin e Katerinës, e cila tani është një muze. Në ndërtimin e saj, që filloi në vitin 1979, janë përdorur 6 ton qelibar.
Dhoma e qelibartë e veshur me qelibar, pasqyra dhe mozaikë mermeri, është një thesaret më të mëdhenj të krijuar nga dora e njeriut dhe është subjekt i disa prej historive më intriguese për kërkimin e saj ndër vite. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të “gjahtarëve të thesareve”, paretet prej qelibari nuk janë parë më.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërgjigja e vajzës për pyetjen se sa vjeç është nëna e saj, i bëri njerëzit të qeshin
Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre
Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë në Filipine, bën që qielli të ndahet në dritë dhe errësirë
Xhinset më të mëdha në botë - 76 metra të gjata dhe peshojnë 3.6 tonë
Iluzioni i çuditshëm optik zbulon atë që njerëzit vërejnë fillimisht tek ju
Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Publikohen pamjet e momenteve të fundit të liderit të Hamasit
Çka do të thotë për Lindjen e Mesme vdekja e Yahya Sinwarit?
Futbollistët më të paguar në botë - Ronaldo nuk krahasohet me të tjerët
Rikthimi në banesë në veri të Mitrovicës pas 24 vjetësh, Çuni: S'e kam paramenduar se vjen kjo ditë
Arrihet marrëveshja mes Real Madridit dhe Alexander-Arnold, kalimi në janar?
Publikohen foto të tmerrshme që supozohet se tregojnë të vdekur Yahya Sinwarin