LAJMI I FUNDIT:

BSH synon uljen e parasë cash

BSH synon uljen e parasë cash

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar për sa i takon uljes së përdorimit të parasë cash në ekonomi.

Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, paraja në qarkullim në ekonominë tonë përbën 16.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër vlerësohet më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Një qasje alternative e përdorur nga studiuesit për të matur përdorimin e cash në ekonomi është niveli i parasë në qarkullim kundrejt agregatit monetar M1, që përfshin paranë jashtë bankave dhe depozitat bankare me likuiditet të lartë (llogari korrente dhe depozita pa afat).


Për Shqipërinë, ky raport është në nivelin 75.1%, shifër kjo që tregon se ekonomia shqiptare ka një përdorim të lartë të parasë cash si instrument pagesash, ndërsa zhvillimi i pagesave automatike dhe elektronike është në hapat e zhvillimit dhe parashikohet që në të ardhmen e afërt të hyjë më shumë në përdorim.

Në fakt, statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në vitet e fundit ka një rritje të volumit të pagesave jo cash. Për shembull, pagesat përmes pikave elektronike të shitjeve në vitin 2015 arritën në 12.3 miliardë lekë, afro tre herë më shumë krahasuar me vitin 2008. Por përpjekjet për të rritur përdonimin e parave, përmes instrumentave bankar mbeten prioritet edhe për të ardhmen, me qëllim reduktimin e parasë cash në vend dhe formalizimin e këtij tregu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Kalo në kategori