LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Twitter mund të gjobiten me miliona për përmbajtjen abuzuese të cilën nuk e kontrollojnë online

Facebook dhe Twitter mund të gjobiten me miliona për përmbajtjen abuzuese të cilën nuk e kontrollojnë online

Rrjetet më të mëdha sociale të tilla si Facebook dhe Twitter mund të përballen me gjoba deri në 2 milion funte për dështimin e ndalimit të ngacmimeve të ndryshme në platformat e tyre.

Këto gjoba do të shqiptohen ndaj tyre në qoftë se një ligj i ri i propozuar futet në parlament dhe bëhet ligj.


Deputetja Anna Turley sugjeron se rrjetet sociale duhet ta kontrollojnë abuzimin që ndodhë në platformat e tyre.

Propozimi përfshin një dënim deri në 2 milionë funte ose 5 për qind të xhiros globale për dështimin për të filtruar në mënyrë efektive materiale kërcënuese.

Ky ligj mund të detyrojë rrjetet sociale që ta filtrojë përmbajtjen automatikisht për personat nën moshën 18 vjeç, që i bie se të njëjtat gjithashtu kanë për të verifikuar moshat e përdoruesve.