LAJMI I FUNDIT:

Ekipi për reagim ndaj emergjencave kompjuterike listohet në Trusted Introducer

Ekipi për reagim ndaj emergjencave kompjuterike listohet në Trusted Introducer

Ekipi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, për reagim ndaj emergjencave kompjuterike (CERT), është listuar në komunitetin ndërkombëtar të ekipeve për parandalim të sulmeve kibernetike, Trusted Introducer.

Trusted Introducer është komunitet ndërkombëtar i ekipeve për reagim të emergjencave kompjuterike, përmes të cilëve krijohet besueshmëria e shërbimeve të infrastrukturës së teknologjisë informative dhe komunikuese dhe shërben si zyrë qendrore për të gjitha ekipet e reagimit të sigurisë dhe të incidentit.


Ky është një hap me rëndësi për sigurinë kibernetike në Republikën e Kosovës, pasi ekipi i CERT-it i MPB-së do të ketë qasje në informatat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike.

Raporti i sulmit të inskenuar kibernetikë, do te publikohet me qëllim që të ngritët vetëdija e përgjithshme ndaj sigurisë kibernetike. /Telegrafi/