LAJMI I FUNDIT:

Strijat zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: Kremi shtëpiak është më i mirë se çdo krem i blerë!

Strijat zhduken sikur të mos kishin ekzistuar kurrë: Kremi shtëpiak është më i mirë se çdo krem i blerë!

Zgjidhja përfundimtare për problemin e pakëndshëm estetik

Strijat shfaqen për shkak të tendosjes drastike të lëkurës, por mund të shfaqen edhe për shkak të shtatzënisë, shtimit të konsiderueshëm të peshës trupore apo dobësimit, madje edhe me rastin e stërvitjeve të tepruara, transmeton Telegrafi.

Se a do të shfaqen dhe sa strija do të shfaqen varet nga tipi i lëkurës dhe sasia e kolagjenit në lëkurë, mirëpo njëkohësisht është e sigurt – fjala është për problemin estetik të cilin çdokush do të dëshironte ta eliminonte.


Portali MyHelathyFoodTips ofron zgjidhjen – përzierje shtëpiake për të cilën vërtetojnë që fshin strijat dhe pas përdorimit të rregullt lëkura duket sikur këto dukuri kurrë nuk kanë ekzistuar.

Përbërësit:

– një lugë vaj ulliri,
– një lugë xhel aloe vera,
– një lugë të bluar kokrrash gruri të mbirë.

Përgatitja:

Përzieni që të tre përbërësit në një enë. Para përdorimit, lëkurën pastrojeni mirë, pastaj lyeni me përzierje zonën e përfshirë nga strijat.

Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj hiqeni me peshqir të njomur.

Kjo përzierje do të t’ju ndihmojë edhe nëse keni ndonjë vragë. /Telegrafi.