LAJMI I FUNDIT:

Evzoni edhe sot i bllokuar për komunikacion

Evzoni edhe sot i bllokuar për komunikacion

Kalimi kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë akoma është i mbyllur për komunikacion për shkak të grevës së bujqve grek, ndërsa të hapura për kalim janë pikat Dojran dhe Mexhitlija, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se pika kaluese Dojran për shkak të frekuentimit të madh ka ndalesë për së paku një orë. Në kalimet tjera kufitare, përveç në kalimin Bogorodica, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore në korosi të lagura, ndërsa intenziteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë qyteteve është mesatar./Telegrafi/