LAJMI I FUNDIT:

Bllokada në Evzoni ka penguar hyrjen e mijërave ton mall në Maqedoni

Bllokada në Evzoni ka penguar hyrjen e mijërave ton mall në Maqedoni

Mijëra ton mall për në Maqedoni ka filluar të mblidhet në portin e Selanikit, prej kur bujqit grek bllokuan kalimin kufitar Evzoni. Një pjesë e kamionëve të cilët transportojnë lëndët e para të çelikut dhe nikelit, tentuan të kalojnë kufirin nëpërmjet rrugëve dytësore, për shkak se kryesoret janë të bllokuara me traktorët e bujqive, por nuk patën sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protestat u organizuan nga fermerët kundër sigurimeve shoqërore dhe taksave të larta në Greqi. Në Maqedoni ekziston frika se nëse nuk hiqet bllokada deri në fund të kësaj jave, akumulimi i mallrave do të mbingarkojë portin dhe do të krijojë probleme me kompanitë e Maqedonisë, të cilat presin furnizimin e tyre.


Edhe gjatë kësaj fundjave Evzoni do të jetë i bllokuar, ndërsa kalimet Dojran dhe Mexhitlija janë të kalueshme./Telegrafi/