Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për Planin e Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit.
Ky plan veprimi do të implementohet në fushën e procedurave, të trajnimeve dhe digjitalizimit të dy Administratave Publike, për të dy vendet.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe ministrja për Inovacion dhe Administratë Publike të Shqipërisë, Milena Harito deklaruan se ky takim pasqyron përkushtimin e ndërsjellët të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Kurse, ministri Yagcilar tha se kjo marrëveshje i ngrit kapacitetet e reformave në fushën e qeverisjes së mirë dhe administrimit publik.
“Në këtë marrëveshje janë paraparë segmentet e kooperimit të përbashkët, me qëllim të përmirësimit të sektorit të administratës publike dhe mirëqeverisjes. Dhe për zhvillimin e mëtejme të aftësive dhe kapaciteteve administrative të të dyja vendeve. Prandaj, për zbatimin e plotë të kësaj marrëveshje që nga nënshkrimi i saj, ekipet e dyja shteteve janë angazhuar në zbërthimin e segmenteve të bashkëpunimit me aktivitetet konkrete. Duke i sistematizuar ato në komponentë që kanë të bëjnë qoftë me aspektin institucional të Administratës Publike, në aspektin procedural edhe në aspektin e përmirësimeve të burimeve njerëzore. Të gjitha këto aktivitete janë pasqyruar në një dokument të përbashkët, punë të dyja shteteve të quajtur Plani i Veprimit”, tha Yagcilar.
Ministrja nga Shqipëria, Milena Harito deklaroi se dy vendet kanë hyrë në proces bashkëpunimi para tre viteve.
E, njëra prej marrëveshjes ka qenë kjo e reformës së Administratës Publike.
Sipas saj, kjo është domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe prioritet për Bashkimin Evropian.
“Për të dyja vendet tona reforma e Administratës është në radhë të parë një domosdoshmëri për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë, në të dy anët e kufirit. Dhe së dyti sepse është një nga prioritetet për rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian… Reforma është para në pesë prioritetet e integrimit për të dy vendet, sepse është baza e të gjitha reformave tjera. Administrata për të gjithë ne është e domosdoshme t’i mbështes reformat në të gjithë sektorët e tjerë, fushat në të cilat ky plan veprimi do të implementohet, në fushën e procedurave, në fushën e trajnimeve, në fushën e digjitalizimit. Të gjitha këto janë të nevojshme për të pasur burime njerëzore profesionale dhe një infrastrukturë moderne të Administratës”, tha Harito.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj